Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore i uron Vitin e Ri 2013 të gjithë qytetarëve të Luginës së Preshevës duke i uruar një vit të mbarë, shëndet, përparim dhe progres individual, familjar dhe shoqëror

 

Viti 2012 ishte vit i sfidave, vështirësive për qytetarët e Luginës, andaj i dëshirojmë atyre që gjatë vitit 2013 të kenë më pak sfida dhe vështirësi, por të kenë më tepër të mira materiale dhe shpirtërore dhe me to ta begatojnë jetën e tyre individuale dhe familjare.

 

Poashtu urimi i Shoqatës shkon në drejtim që viti 2013 të jetë vit kur Shqiptarëve të Luginës dhe më gjërë i përmbushen dëshirat dhe aspiratat shekullore për bashkim kombëtar në Europën e Bashkuar.

 

 

 

G Ë Z U A R  2013

 

 

 

Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë

 

Lini një Përgjigje

Previous post Këshilli Nacional: URIME 2013
Next post Lëvizja e Progresit Demokratik: QOFTË NJË VIT I MBARË PËR TË GJITHË NE!
Translate »