E kësaj radhe një risi për gjithë fëmijët është se ky emision udhëhiqet nga moshatarja e tyre Aulona Neziri.
Gjatë 30 min sa do të zgjasë ky emision fëmijët do të kenë rastin të argëtohen me këngë, përralla etj dhe e mira e këtij emisioni është se fëmijët do të kontaktojnë përmes telefonit për të treguar talentin e tyre. E për Aulonën udhëheqësen e re sot ishte hera e parë që ajo udhëhoqi një emision të tillë, përveç emocioneve për të ishte kënaqësi të jetë pjesë e emisionit Fluturat. Ndërsa redaktori i radio Preshevës Zejnulla Dauti thotë se ky emision është njëri ndër hapat e parë që janë ndërmarrë me skemën e re programore në Radio Presheva, por gjithsesi do të vijnë edhe risi të tjera ku do të pasojnë emisione të ndryshme si nga programi i paradites ashtu edhe në atë të pasdites. Emisionin për fëmijë Fluturat do të mund ta dëgjoni çdo të martë dhe të enjte me fillim prej ora 11.

RTV Presheva

Lini një Përgjigje

Previous post RTP lajmet 18 Shkurt 2013
Next post RTP lajmet 19 Shkurt 2013
Translate »