Regjistrimi në grupin e fëmijëve parashkollor për fëmijët e lindur në vitet 2007-2008 ka filluar me programin parashkollor në Entin parashkollorë 8 Marsi në Preshevë. Regjistrimi i fëmijëve për programin parashkollorë në Entin Parashkollorë 8 Marsi në Preshevë dhe nëpër kopshtet e fëmijëve nëpër bashkësi lokale të komunës së Preshevës vazhdon deri më datë 20 qershor të këtij viti.

Regjistrimi në grupin e fëmijëve parashkollor për fëmijët e lindur në vitet 2007-2008 ka filluar me programin parashkollor në Entin parashkollorë 8 Marsi në Preshevë prej ditës së djeshme.

Regjistrim në fjalë vlen për të gjithë ata fëmijët që kanë të mbushur 5 vjet e gjysmë deri në 6 e gjysmë, ka thënë kështu për Radiotelevizionin Presheva drejtoresha e këtij institucioni arsimor Senavere Shaqiri .

Për të bërë regjistrimin e fëmijëve prindërit janë të obliguar që të sjellin certifikatën e lindjes së fëmiut , vërtetimin e mjekut se fëmija është në gjendje të mirë për të vijuar mësimin parashkollor, ka shtuar drejtoresha. Fëmijët e moshës së lartpërmendur duhet që patjetër të përcjellin mësimin parashkollor sepse në të kundërtën mund të shqiptohen vërejtje prindërve nëse nuk e kryejnë këtë obligim ligjor për regjistrim e fëmijëve. Për këtë grup fëmijësh regjistrimi në këtë Ent parashkollor duhet të bëhet me kohë porosit udhëheqësja e këtij institucioni. Regjistrimi i fëmijëve për programin parashkollorë në Entin Parashkollorë 8 Marsi në Preshevë dhe nëpër kopshtet e fëmijëve nëpër bashkësi lokale të komunës së Preshevës vazhdon deri më datë 20 qershor të këtij viti.

RTP

Lini një Përgjigje

Previous post Ndikimi i shiut në kulturat bujqësore
Next post Sejdi Fejzullahu- Dëshmorët flijuan jetën për të mirën e vendit, për lirinë e fëmijëve tanë, për ditë më të mira
Translate »