Kosova ka marrë sot njohjen jubilare të 100. Shteti i radhës që e pranon pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës është Jemeni.
Lajmin e ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter, sekretari i parë në Ministrinë e Jashtme të Jemenit, Marëan Ali Noman, raporton KTV.
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj e ka konfirmuar njohjen e Kosovës nga Jemeni përmes rrjetit social “Twitter”.
“Kam folur me ministrin e jashtëm, Abu-Bakr Al-Qirbi, i cili ma konfirmoi njohjen formale dhe zyrtare të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.