Musliu - Neziri e MehmetiNë selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, u takua me  Dr. Zeqirja Neziri dhe Dr. Qani Mehmeti professor nga Universiteti i Shkupit Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

KN-Kumtese 17.01.2015Profesor Neziri dhe Mehmeti e uruan kryetarin Musliu për zgjedhjen në krye të KKSH-së duke theksuar se ruajtja, mbrojtja dhe avancimi i kulturës dhe gjuhës shqipe është e rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Kryetari Musliu e falenderoi për vizitën që po i bënë Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe se është shumë e rëndësishme të bashkëveprojmë që edhe më tej këto lidhje t`i forcojmë dhe avancojmë përmes bashkëpunimit konkret e që për qëllim avancimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në Luginën e Preshevës.

 

Bujanoc, 16.01.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së

 

Lini një Përgjigje

Previous post Xheladin MJEKU: NGJITJA MITIKE NË ALPET SHQIPTARE
Next post Bujanoc: Viti i zgjedhjeve të jashtëzakonshme!
Translate »