Këshilli i Partisë Republikane, i komunitetit shqiptar në Serbi, i udhëhequr nga Avdil Ramadani, kryetar, ka përshëndetur Vendimin e Ministrit të policisë, Nebojsha Stefanoviq, për emërimin për komandat të policisë së Bujanocit, Ekrem Krasniqit nga Bujanoci.
Një vendim i tillë, është një lajm i mirë në këtë fillim-vit dhe në përputhje me riorganizimin e policisë në Luginë të Preshevës, në kuadër të projektit të OSBE-së, “Policia në Bashkësi Lokale”, misioni i së cilës ishte avancimi dhe afirmimi i policisë multietnike sipas standardeve evropiane.
Komandanti i ri i policisë në Bujanoc, Ekrem Krasniqi, është një kuadër i mirë dhe i aftë për ta ushtruar një funksion të tillë. Puna e deritashme në këtë polici, të Komandantit Krasniqit, ka treguar rezultate pozitive. Është zgjedhur njeriu i duhur në vend të duhur, thuhet në përgëzimin e Partisë Republikane, të nënshkruar nga Avdil Ramadani, kryetar.