Home » Archive for 8 Qershor, 2019
Rama i reagon Metës: Më 30 qershor do të ketë zgjedhje
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është kundërpërgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit.
Sic raporton Top Channel, Rama në Berat, duke prezantuar kandidatin për Bashkinë, tha se më 30 qershor do të bëhen zgjedhjet.
“Protesta është një përpjekje e dëshpëruar e njerëzve që do të humbin. Zgjedhjet më 30 qershor do të zhvillohen dhe Meta...
Meta shfuqizon dekretin, nuk ka zgjedhje më 30 qershor
Presidenti Ilir Meta ka shfuqizuar dekretin për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Sipas kreut të shtetit, ky veprim është kryer “me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse”.
Deklarata e plotë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë:
1. Me shqetësimin e thellë për...
“Rama ik” – kauzë e opozitës dhe e gjithë popullit opozitar
Nga Skënder
Sadri KAPITI
Ashtu sikurse edhe komunizmi në Shqipëri i cili ra para 30 vitesh sepse u
stërkonsumua tejmase deri sa konsumoi edhe veten e tij, po kështu edhe qeverisja
e modelit démodé dhe si një regjim
fantazmë dhe hije e ishkomunizmit, edhe
qeverisja, “Rama-Rilindja”, ka rënë sepse ka konsumuar gjithcka: edhe
korrupsionin, edhe hajdutërinë, edhe arrogancën...
Veseli: Duhet të marrim përgjegjësi, duke respektuar të drejtat e serbëve, por edhe duke u kujdesur për Luginën e Preshevës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se në vendet e Ballkanit perëndimor nuk duhet të jetohet në frymën e konfliktit, pasi ka perspektivë dhe duhet të marrim përgjegjësi, duke respektuar të drejtat e serbëve, por edhe duke u kujdesur për Luginën e Preshevës.
Veseli i bëri këto komente në takim me strukturat...