Për vizitën e organizuar në Shqipëri, z.Salihu ka njoftuar përmes postimit:

“Dje isha prezent në Presidencën e Republikës së Shqipërisë, me rastin e ndarjes së Titullit të lartë “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” për veprimatarin nga Lugina e Preshevës z. Muharrem Salihun.Gjatë kësaj ceremonie pata nderin dhe kënaqësinë të takohem me presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, ku së bashku me z. Salihun dhe me nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Nagavci. Biseduam me krerët shtetëror për problematikën kryesore në Luginë, atë të shlyerjes së vendbanimeve të shqipëtarëve.Gjatë këtij takimi kërkova që po bie këmbana e fundit që problematika e shqipëtarëve të Luginës së Preshevës të trajtohet si agjendë shtetërore e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, e jo që kjo problematikë të përdoret vetëm për konsum politik ditor për parti të caktuara.Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, përgjatë agjendës së vizitave me krerët institucional e politik të Republikës së Shqipërisë pata një takim shumë konstruktiv me Kryetarin e Partisë Demokratike z.Lulzim Basha si dhe me Kryetarin e PDIU, z. Shpëtim Idrizin dhe znj. Mesila Doda, ish deputete në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.Me z. Basha theks të veçantë pati trajtimi i të drejtave dhe lirive themelore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës ku u bisedua hapi i rradhës që do të ndërmarrë Shqipëria për adresimin e të drejtave të shqiptarëve pranë OSBE-së.Takimet i kemi përmbyllur në Ambasadën e Republikës së Kosovës, ku së bashku me ambasadorin sh.t.z. Nait Hasani, vizituam Galerinë e fotografive të periudhës së luftës së UÇK-së.”

Lini një Përgjigje

Previous post Libër i ri – Ditari i përballjes me koronavirusin
Next post Urim i Shoqatës “Trojet e Arbrit ” me rastin e festës së Krishtlindjeve
Translate »