Home » Lajme, Vendore » Ragmi Mustafa uron Kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama

Ragmi Mustafa uron Kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama

PARTIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE
PËR LUGINË TË PRESHEVËS, ME SELI NË PRESHEVË
Shkëlqesisë së Tij, Edi Rama
Kryeministër i Republikës së Shqipërisë,
I nderuari Kryeministër Rama,
Dua t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta dhe të qytetarëve të Luginës së Preshevës me rastin e zgjedhjes suaj Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Unë jam i bindur që Ju, me urtësinë, shkathtësinë dhe përvojën Tuaj të gjatë politike, do arrini të harmonizoni të gjitha forcat politike për ti arritur synimet e popullit shqiptar në rrugen e integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Duke ju uruar zgjedhjen Tuaj për Kryeministër të Republikës së Shqipërisë, në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, uroj për një bashkëpunim të ndërsjellë, gjë që do të kontribuonte shumë në ecjen e proceseve përpara.
Me dëshirat e mia më të sinqerta për suksese të mëtejshme, ju lus, i nderuar Kryeministër, të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë!

Preshevë, 16 shtator 2013

Me respekt,
Ragmi Mustafa
Kryetar i PDSH-së, dhe i
Komunës së Preshevës

___________________

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch