Home » Lajme, Vendore » Behluli: Pasojat e pushtetit të kaluar po na kushtojnë shumë

Behluli: Pasojat e pushtetit të kaluar po na kushtojnë shumë

Dogana Shtetërore e Serbisë, Dega në Vranjë, ka inicuar procedurë penale ndaj administratës komunale të Bujanocit me anë të së cilës kërkohet konfiskimi i pajisjeve të një donacioni japonez në vlerë prej 45 mijë euro.

* Fjala është për një projekt që komuna e Bujanocit kishte fituar në vitin 2009 nga populli i Japonisë përmes organizatës për parandalimin e konflikteve *JCCP *. Donacioni, për nevojat e komunës sonë kishte siguruar 8 kamioneta dhe mjete tjera përcjellëse, si: karroca dore, lopata, grabule, uniforma pune, etj, të gjitha këto në vlerë prej 45 mijë euro *, thotë, Nexhat Behluli, kordinator i zyrës për zhvillim ekonomik lokal në Bujanoc.

Duke sqaruar problemin, Behluli thotë se * komuna e Bujanocit është dashur të bëjë zhdoganimin e pajisjeve me anë të procedurave të rregullta, pasiqë kur janë në pyetje donacionet e huaja nuk paguhet as dogana e as tvsh-ja*.

*Problemi ka lindur ngase administrata e atëhershme lokale nuk e kishte përfillur afatin gjashtë mujor të dhënë nga Dogana Shtetërore për të deponuar dhe magazinuar pajisjet e donacionit, nën mbikqyrjen e komunës së Bujanocit, derisa të kryhej procedura ligjore. Madje personi që ishte angazhuar për këtë çështje nuk kishte vepruar as për tre vite të tëra *, thotë Behluli.
Kordinatori i zyres për zhvillim ekonomik lokal, Nexhat Behluli, i cili tani është ngarkaur nga komuna e Bujanocit të merret me këtë rast pohon se * çështja është mjaft serioze dhe nëse komuna gjykohet sipas * deliktit doganor *, atëherë përveç konfiskimit të pajisjeve pason edhe një gjobë e lartë finaciare *.
*E gjithë kjo është pasojë e lëshimeve të bëra nga përbërja e kaluar e administratës dhe menaxhimeve të dobëta dhe papërgjegjësisë të individëve të caktuar. Në vend se të orientojmë mjete aty ku duhen, ne tashti ndoshta duhet të paguajmë dënime enorme *, përfundon Nexhat Behluli nga zyra për zhvillim ekonomik.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch