
23 qershori-Dita e të dëbuarve dhe zhvendosurve shqiptarë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva
Shkruan: Refik HASANI

Në përkujtim të 23 vjetorit, kur nga disa lokalitete të tri Komunave, banorët shqiptarë u dëbuan dhe i lanë trojet e tyre nga presionet, dhuna, ku kulmi i të zhvendosurve ishte pikërisht në këtë datë.
Disa vendbanime shqiptare të brezit kufitarë u zbrazën tërësisht, nga presionet e shumta të forcave serbe që ti lëshojnë trojet e tyre.
Ndodhi largimi i popullatës autoktone në mënyrën e detyrueshme nga kjo hapsirë, në format më të dhimbshme .
Veçmas disa lokalitetet apo zona kufitare të Komunës së Bujanocit dhe Medvegjës pothuajse u zbrazën tërësisht. Vetëm nga qershori 1999 deri më 31 dhjetor 2002 nga tri Komunat u zhvendosën 11.783 banorë shqiptarë, një pjesë e tyre u kthyen nepër shtëpit e tyre, por se sa u kthyen e sa mbetën nuk ka shenime të sakta. Dita e mërkurë e 23 qershorit 1999, për banorët e shqiptarë të tri Komunave e pësuan dhe mbetën shkretë pa banorëtë e vetë për shkak që në këto anë filluan të arrijnë forca të mdha të ushtrisë, policisë dhe gjandarmërisë që tërhiqeshin nga Kosova.
Deri më sot nuk është bërë asgjë edhe pas 23 viteve, për këto familje, për krijimin e kushteve për kthim. Deri më sot askush nga përgjegjësit institucional qendror të Republikës së Serbisë nuk i ka vizituar e le të afroj ndonjë projekt a program serioz për kthim apo integrim aty ku janë.
Tema për kategorin e të dëbuarve, zhvendosurve dhe të shpërngulurve nuk goxon të jet e anatemuar dhe sikur të jen qytetarë të askujt.

Më shumë storie
Kur njoha Mirelën e vërtetë
Eshref Ymeri Zonja Vilhelme Haxhiraj, në një Ese të ditëve të fundit, e ka vënë theksin me shumë të drejtë...
Deklaratë për Opinion
Lidhur me publikimin, se në Malësi të Bujanocit,në vitin 2005,jan mbajtur takimet e para të vendlindjes Më 12 janar 2025,...
Kosova nuk mund të mbetet peng i një partie politike, është koha për përgjegjësi shtetërore
Nga: Ramiz TAFILAJ Kosova gjendet në një situatë kritike. Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka...
Çami, tek guri polar
Nga XHAVIT ÇITAKU E kaluara e popullit çam është e gdhendur me plagë që nuk fshihen lehtë nga koha. 81...
Idiotët e dobishëm 2.0: Ruajtja e ‘Letërsisë së Madhe Ruse’ nga zhdukja apo Lavdërimi i Imperializmit Rus?
Tomasz Kamusella Universiteti i Shën Andreas Përmbledhje: Në fillim të vitit 2024, një çmim i ri për letërsinë ruse të...
Kosova në udhëkryq, në krizë politike,parlamentare dhe qeveritare
Nga Skënder Sadri KAPITI Kriza aktuale në Kosovë vjen kryesisht prej nivelit të ulët politik dhe intelektual të deputetëve të...
Average Rating