Home » Lajme » 65 VJET BURG PËR TË AKUZUARIT NË “DRENICA 1 DHE 2”

65 VJET BURG PËR TË AKUZUARIT NË “DRENICA 1 DHE 2”

Gjykimi Drenica ne MitroviceMisioni i EULEX-it me anë të një komunikate ka njoftuar lidhur me aktgjykimin që ka marrë sot në Mitrovicë në rastin “Drenica 1”.

Aktgjykimi i plotë i EULEX-it:

Aktakuza pretendonte ekzistimin e një qendre ndalimi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Likoc ku pretendohet më tej se ushtarët e UÇK-së kishin kryer krime të luftës kundër popullatës civile (në këtë rast shqiptarë të Kosovës), mes tjerash, duke e cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e disa civilëve, kurse për disa të pandehur të tjerë, duke e vrarë një polic serb dhe një person tjetër civil, të gjitha këto vepra pretendohet se janë kryer ndërmjet muajve qershor dhe shtator 1998.

Akuzat e parashtruara nga Prokurori ishin për Krime të Luftës kundër Popullatës Civile të parapara dhe të dënueshme sipas Neneve 22 dhe 142 të LPRSFJ (aktualisht të penalizuara sipas Neneve 31 dhe 152 të KPRK), sepse, në kundërshtim me Nenin 3 të përbashkët për Konventat e Gjenevës dhe Nenin 4 të Protoko lleve Plotësuese II, ku të gjithat janë rregulla të së drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë kohës së konfliktit të armatosur të brendshëm në Kosovë.

Gjyqtarët vendosën se Sami Lushtaku është fajtor për veprën penale ‘vrasje’ dhe u dënua me dymbëdhjetë (12) vjet burgim.

Gjyqtarët vendosën se Sylejman Selimi është “Fajtor” për veprën penale Krime të Luftës duke e shkelur rëndë Nenin 3 i përbashkët për Konventat e Gjenevës dhe u dënua me gjashtë (6) vjet burgim.

Të gjithë të pandehurit tjerë u liruan nga akuzat, pasi pretendimet kundër tyre nuk janë vërtetuar.

Prokurori e mirëpriti aktgjykimin dhe urdhrin e gjykatës për paraburgimin e të pandehurve që u shpallën fajtor.

Prokurori e vlerësoi guximin e vërtetë të treguar nga viktimat dhe dëshmitarët, të cilët i paraqitën dëshmitë e tyre në gjykatë, përkundër sfidave, frikësim it dhe vështirësive të konsiderueshme.

Prokurori do ta shqyrtojë në tërësi aktgjykimin e gjykatës dhe e rezervon të drejtën e tij për t’u ankuar pas këtij procesi shqyrtues. 

——————————————————————-

Gjykimi Drenica 2 ne MitroviceMisioni i EULEX-it ka sqaruar edhe nëpërmes një komunikate sa i përket aktgjykimit në rastin “Drenica 2”.

Akgjykimi i plotë i EULEX-it:

Sot, trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Mitrovicë e shpalli aktgjykimin për rastin Drenica 2.

Aktakuza pretendonte ekzistimin e një qendre ndalimi të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ku, prokurori pretendon se pjesëtarët e UÇK-së kishin kryer krime të luftës kundër popullatës civile, mes tjerash, duke ushtruar qëllimshëm dhunë, trajtim mizor, rrahje, torturë dhe trajtim poshtërues dhe degradues ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës të ndaluar në ambientet e ndalimit të UÇK-së në Likoc, ku të gjitha këto pretendohet se kanë ndodhur në gusht dhe shtator 1998.

Akuzat e parashtruara nga prokurori ishin për krime të luftës kundër popullatës civile të parapara dhe të dënueshme sipas Neneve 22 dhe 142 të LPRSFJ (aktualisht të penalizuara sipas Neneve 31 dhe 152 të KPRK), në kundërshtim me Nenin 3 të p ërbashkët për Konventat e Gjenevës dhe Nenin 4 të Protokolleve Plotësuese II, ku të gjithat janë rregulla të së drejtës ndërkombëtare në fuqi gjatë kohës së konfliktit të armatosur të brendshëm në Kosovë.

Trupi gjykues vendosi se Sylejman Selimi, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Isni Thaci janë fajtorë për veprën penale trajtim mizor, torturë dhe trajtim poshtërues dhe degradues ndaj qytetarëve (shqiptarë të Kosovës) dhe i dënoi me shtatë (7) vjet për Selimi dhe me nga gjashtë (6) vjet për të tjerët.

Për veprën e keqtrajtimit të personave të ndaluar, Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, dhe Nexhat Demaku u dënuan të gjithë me tri (3) vjet burgim.

Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Isni Thaci u shpallën fajtor për pikën e akuzës ushtrim i dhunës, trajtim mizor, torturë dhe trajtim poshtërues dhe degradues ndaj qytetarëve (shqiptarë të Kosovës) dh e u dënuan me dënime prej pesë (5) dhe gjashtë (6) vjet, të përmbledhura në një dënim të përgjithshëm prej shtatë (7) vjet. Sylejman Selimi u shpall “Fajtor” për pikën Ushtrim i dhunës, Trajtim mizor, Torturë dhe Trajtim poshtërues dhe degradues ndaj qytetarëve (shqiptarë të Kosovës) dhe u dënua me dënime prej gjashtë (6) dhe shtatë (7) vjet, të përmbledhura në një dënim të përgjithshëm prej tetë (8) vjet.

Gjykata i mori parasysh këto pika të ndryshme të akuzës dhe të dënimeve dhe i shqiptoi dënimet e përgjithshme si në vijim për Sylejman Selimi (8 vjet), Jahir Demaku (7 vjet), Zeqir Demaku (7 vjet) dhe Isni Thaçi (7 vjet) burgim.

Të gjithë 10 të pandehurit u dënuan në rastin Drenica 2.

Prokurori e mirëpriti aktgjykimin e Gjykatës, duke e përfshirë urdhrin e gjykatës për paraburgim, si dhe e vlerësoi guximin e vërtetë dhe të vazhdueshëm të viktimave dhe dëshmitarëve , të cilët i paraqitën dëshmitë e tyre në gjykatë, përkundër sfidave, frikësimit dhe vështirësive të konsiderueshme për ta dhe për familjet e tyre.

Të dënuarit mbi 5 vjet, shkojnë në paraburgim

Kolegji gjyqësor për rastin Drenica 2 urdhëroi shkuarjen në paraburgim të të gjithë të dënuarve mbi pesë vjet burgim, ndërsa ata me dënime më të ulëta i la të mbrohen në liri.

Për rastin e Sylejman Selimit, i cili u dënua një herë më gjashtë vjet dhe në rastin tjetër me tetë, është thënë se vendimi përfundimtar do të dihet pas bërjes së këtyre dy dënimeve të plotfuqishme, në instancën që vendos në bazë të ankesës së mbrojtjes.

Atëherë do të formohet një kolegj i veçantë gjyqësor, i cili do të vendosë për nivelin e dënimit kumulativ.

​Sylejman Selimi edhe 8 vjet burg në Drenica 2

Është shpallur edhe aktgjykimi edhe në rastin Drenica 2.

Në këtë rast Sylejman Selimi është dënuar me 8 vjet burg, Hysni Thaçi me 7, Jahir Demaku dhe Zeqir Demaku me nga 7 vjet burg.

Në minutat në vazhdim do të shpallen edhe vendimet për të akuzuarit tjerë./KosovaPress/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress