Home » Opinione » A do këtë duel në mes të dinastive Klinton- Bush?

A do këtë duel në mes të dinastive Klinton- Bush?

XHAVIT ÇITAKUShkruan: XHAVIT ÇITAKU

Edhe dy vjet amerikanët do të zgjedhin presidentin e tyre të ardhshëm. Mirëpo në këtë shtet të zhvilluar fushata për të parin e vendit fillon në këtë kohë. Siç dukët përsëri Hilari Klinton do të jetë kandidate nga Partia Demokratike, edhe pse zyrtarisht ende nuk ka vendosur. Konkurenca brenda Partisë Demokratike është e dobët aq më shumë kur Hilari ka një status të famshëm e të lartë dhe ka një strategji jashtëzakonisht të mirë të organizimit për të tërhequr para që i nevojitën për fushatë. Por, fushata e saj e fundit ka pasur disa defekte serioze: njerëzit e gabuar, në vendin e gabuar, grindjet e brendshme, pasiguria për të ndryshuar gjërat që nuk funksionojnë. Faktikisht mbështetjen që Hilari Klinton i dha luftës në Irak ishte shkatërrues në garën që zhvillohej kundër Obamas. Dhe kjo ishte bukur e vështirë për të mbushur me entuziazëm audiencën e saj. Është përmendur edhe emri i Elizabeth Warren, senatore nga Massachusetts, mirëpo ajo deri me tani ka kundërshtuar për shkakun se nuk dëshiron ta sfidoj një grua tjetër. Hilari Klinton duhet të mbaj e kontaktoj pareshtur donatorët në Wall Street në mënyrë që ata ta ndiejnë vetën të lumtur dhe jo vetëm të mbështetet tek punëtorët me ngjyrë të “bardhë” që tashmë janë deklaruar kundër presidentit aktual. Po ashtu duhet të kihet parasysh edhe ndikimi që duhet pasur tek Hisponitët, që kanë rrënjët nga Amerika Latine, grup ky shumë i madh në rritje i votuesve në SHBA.

Ndërkaq në anën e republikanëve po fillon një rrjet më i gjerë dhe më i konsiderueshëm i kandidatëve. Dallimi është i madh krahasuar me vitin 2012 kur cilësia ishte e “mjerueshme” sepse të gjithë e dinin se sa vështirë është për ta mundur një president në detyrë. Jeb Bush, ish-guvernator i Floridës, është tashmë një mundësi aktive duke u eksploruar për t’u ngritur si një kandidat serioz nga Partia Republikane. Ashtu sikurse Klinton edhe Bush nuk ka asnjë problem për t’u njohur në opinionin amerikan për shkak se edhe babai edhe vëllau i tij ishin president. Përvoja është një plus, mirëpo Jeb Bush nuk ka kryer ndonjë fushatë në 12 vjetet e fundit. Në vend të kësaj ai i ka kushtuar kujdes biznesit  për të bërë para dhe kjo nuk është gjë e keqe. Jeb është konservator në çështjet ekonomike dhe sociale, por pastaj fillon “ problemi” me partinë e tij. Zgjidhjet primare janë të dominuar nga aktivistët e djathtë. Ata e urrejnë çdo program për liberalizimin e imigracionit dhe kjo do të mbëtet një “ urë” e pakalueshme për të tërhequr hisponitët. Mitt Ramney kishte fituar kandidaturën në vitin 2012 pasi pati deklaruar  se do që të bëj jetën e mjerueshme për imigrantët dhe kësisoj përfundoi në përkrahjen e vetëm një të katërtës  të votuesve nga grupi  etnik i hisponitëve. Ka edhe kandidat të tjerë serioz dhe të preferuar nga Partia Republikane dhe mbëtet të shihet se cili do të jetë kandidati i saj për të parin e vendit.

Dhe krejt në fund:  siç dukët amerikanët do të zgjedhin duelin në mes të dinastive Klinton dhe Bush. Kjo mund të dukët e çuditshme në një vend që kishte luftuar kundër monarkisë britanike, por në një vend ku njeriu është një faktor i gjerë dhe i famshëm njëkohësisht, ku edhe parat shpesh janë vendimtare për të arritur në ulësen e presidentit të SHBA-ve. Kjo lojë gjithsesi do të zhvillohet në këmbë në mes të dy opsioneve të ligjshme.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress