Home » Opinione » A duhet pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për formimin Qeverisë së re?

A duhet pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për formimin Qeverisë së re?

Nehat Hyseni12Shkruan: Nehat Hyseni

Hutia që e kapluar skenën politike të Kosovës dhe mania që për çdo gjë në këtë vend, institucionet më të larta shtetërore t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për sqarime, me të vërtetë ka kaluar çdo masë dhe është për çdo kritikë!

Merreni me mend seriozitetin e shtetit në të cilin Presidenca e tij kërkon nga Gjykata Kushtetuese ta sqaroj termin “parti fituese” e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014! Thua se në Kosovë kemi arritur deri aty sa të mos e  dijmë fare as matematikën më elementare.

Ngjajshëm e kemi situatën edhe me Qeverinë në largim dhe Kryeministrin në detyrë, që kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese të sqaroj gjithashtu matematikën e thjeshtë, se a është më i madh numri 37, dmth numri i deputetëve të fituar nga PDK, që paraqet më pak se 1/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që numëron gjithsej 120 deputetë?

Vallë, a është e mundur që të jemi aq të pa ditur dhe të mos mund të dallojmë se kush paraqet shumicën në Kuvendin e Kosovës, koalicioni i PDK -së me më pak se 1/3 me 37 deputetët që ka, apo grupimi politik i Koalicionit LDK-AAK-Nisma, që i  47 deputet, kurse në Mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 17 korrik 2014, ky grupim politik kishte me vete 83 deputet, që paraqesin mbi 2/3 e deputetëve të Kuvendit.

Kurse, tani i është ngarkuar detyra Gjykatës Kushtetuese që të sqaroj se kush ka të drejtë, 1/3 e deputetëve të koalicionit të PDK-së, apo 2/3 e Koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja VV me minoritetet?

Pra, do të ishte jashtë çdo logjike elementare njerëzore që të kontestohet ky fakt, që paraqet gurëthemelin e demokracisë.

Sepse, demokracia përfaqësuese  funksionon në bazë të numrave, dmth shumicës: kush e ka shumicën, ai automatikisht e fiton të drejtën për të qeverisur, kurse të tjerët mbeten në opozitë dhe përpiqen që të bëjnë kritikë konstruktive dhe janë korrigjues e kontroll i ushtrimit të pushtetit të pozitës qeverisëse.

Ashtu vepron e gjithë bota demokratike në rruzullin tokësor dhe nuk ka asnjë arsye e nuk guxojmë që ne të jemi përjashtim. Natyrisht, poqese vërtetë dojmë të jemi me botën e përparuar e demokratike, e kurrësesi jo me regjimet autoritarë e jodemokratikë, ku sundon pakica mbi shumicën e popullsisë.

Prandaj, nuk shoh asnjë arsye të vetme racionale për të pritur dhe humbur kohën kot për një vendim të Gjykatës Kushtetuese  i cili dihet se çfarë do të jet.
Pra, s’ka asnjë dyshim se ai vendim do të jetë në favor të shumicës prej 83 deputetëve, e kurrësesi në favor të pakicës prej 37 deputetëve.
Natyrisht, ne jemi duke llogaritur se Gjykata Kushtetuese do të bjen vendim normal dhe të pandikuar politikisht nga asnjë subjekt politik.

Por, shtrohet pyetja: A është e pandikuar dhe e pavarur politikisht Gjykata Supreme e Kosovës?

Gjykuar sipas vendimeve të deritanishme të kësaj Gjykate, zor se do të mund ta mbushim gojën plotë dhe të jemi të sigurtë e të thojmë se nuk është.

Sepse, shumica e atyre vendimeve kanë qenë në dëm të LDK-së dhe në favor të PDK-së. Madje, disa shkojnë aq larg sa që pohojnë se kjo Gjykatë është shndërruar në “filialë të PDK-së”!

Por, megjithatë shpresojmë në paanësi të saj dhe që kësaj radhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës të merr vendimin e vetëm të drejtë:  që shumica ka të drejtë dhe se zgjedhja e kryetarit të Kuvenfit të Kosovës, z. Isa Mustafa ishte e drejtë, ashtu si edhe i tërë proçesi i proçedimit nga shumica prej 83 deputetëve në Mbledhjen Konstituive të 17 korrikut 2014.

Andaj  mendoj se nuk duhet humbur kohë dhe duhet shpejtuar aktivitetet dhe proçedurat reth kompletimit dhe konstituimit të Kryesisë së re të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe  forumeve (trupave) punues të tij, si dhe Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, të dalur nga zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch