Home » Opinione » A na duhet që Mendim Rugova të kyçet në politikë?

A na duhet që Mendim Rugova të kyçet në politikë?

Nehat Hyseni-2Shkruan: Nehat Hyseni

Kohëve të fundit në opinionin kosovar, e sidomos tek ai rugovist i LDK-së, kanë filluar të shtrohen pyetje gjithënjë e më tepër lidhur me nevojën apo jo, të angazhimit politik të anëtarëve të familjes së Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës?

Kyçja e Ukës në politikë ishte dështim i madh!

Siç e dijmë, para katër vitesh në skenën politike u paraqit djali i vogël, Ukë Rugova, i cili u pa se, përveç faktit se është djalë biologjik i Presidentit Rugova, politikisht nuk kishte asgjë të përbashkët.
Madje, Uka shkoi aq larg, e kjo e irritoi rëndë elektoratin rugovist të LDK-së, sa që veproi diametralisht kundër konceptit dhe filozofisë politike të babait të tij.
Duke bashkëpunuar me personat të cilët Presidentit ia kishin sjellë “të zinjtë e ullirit”, duke ia vështirësuar e komplikuar jetën dhe veprimin politik deri në absurd, siç ishte puna e ish Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshit, i cili posedonte buxhetin dhe ia kishte ndërprerë financimin Zyres së Presidentit, duke e sjellur në situatë tejet të vështirë financiare funksionimin e Presidencës, edhepse shqiptarët në mërgim kishin dhënë para të mjaftueshme dhe kishin ndarë kafshatën e gojës për funksionimin e rrezistencës sonë kombëtare.

Uka nuk hezitoi, madje që të bashkëpunoj shumë ngushtë edhe me kundërshtarin më të madh politik, i cili madje kishte qëndrim armiqësor ndaj Presidentit, pra me Hashim Thaçin. Natyrisht se Ukë Rugova i zemëroi skajshmërisht anëtarësinë e LDK-së dhe opinionin kosovarë, duke e shikuar me keqardhje e përbuzje, madje edhe me urrejtje e mllef moralin e mjerë dhe kapacitetet e dyshimta pitike e morale të tij. Nga shumëkush, angazhimi politik i Ukë Rugovës shikohej si kompromitim i emrit dhe namit të madh e të pakontestueshëm të babait të tij, Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës.

Në shumë qarqe, madje, emri i Ukë Rugovës filloi të merret si shembull se sa mund të dallojnë babë e bir dhe sa mund ta baltosë e kompromitoj i biri babain e vet të madh!
Prandaj, angazhimi politik i Ukë Rugovës ishte dështim dhe kompromitim i rëndë i figurës emblematike të babait të tij dhe familjes Rugova.

Teuta me fillim të suksesshëm në politikë
Ndërkaq, në zgjedhjet e fundit parlamentare, të 8 qershorit 2014, në garën zgjedhore u kyç edhe e bija e Presidentit Rugova, Teuta, e cila mori një numër të konsiderueshëm votash, duke u ranguar në pesë deputetët më të votuar të LDK-së.
Kështu, Teutë Rugova u kyç në politikë, si fëmia më i ri i familjes Rugova dhe si personi i dytë i saj në politikë.
Kandidatura e Teutës u mirëprit në opinion dhe u votua me një numër të lartë votash, edhepse asaj askush nuk ia kishte ndier zërin askund fare.
Por, vetëm në bazë të autoritetit të babait dhe familjes së saj, ajo u fut fuqishëm në politikë.
Votimi kaq lartë i Teutë Rugovës për delutete, si duket ishte edhe një reagim ndaj burgosjes së mëherëshme të vëllait të saj, deputetit Ukë Rugova, lidhur me falsifikimin e vizave,  me të cilën ishte baltosur autoriteti i famjes Rugova.
Kurse, me kyçjen e motrës së tij, Teutës, ektorati rugovist reagoi për t’ia kthyer autoritetin e cenuar dhe bamin e familjes së Presidentit.

Se sa do ta ngrisë namin e familjes së vet dhe do ta përmirësoj Teuta Rugova imazhin e dëmtuar të familjes nga vëllau i saj Uka, mbetet të shihet. Por, pritjet e opinionit janë të mëdha dhe Teuta nuk guxon kurrësesi të dështoj!

Kurse, tani ka filluar të shtrohet pyetja për angazhimi  e djalit të madh të Presidentit Rugova, Mendimit.
Me angazhimin eventual të tij në politikë, praktikisht të gjithë fëmijët e Presidentit Rugova do të angahoheshin në politikë. Andaj, shumëkush tani pyet:

Vallë, a duhet edhe Mendimi të kyçet në politikë?

Përgjigja në këtë pyetje do të ishte e vështirë edhe për faktin se derisa Uka gjendet në burg, i akuzuar për vepër penale abuzimi me vizat dhe ligjin, angazhimi i Mendimit do të ishte i hendikepuar.
Mirëpo, zërat e tillë disi u qetësuan nga fakti se Teuta kaloi shkëlqyeshëm në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe u rangua në krye të partisë, ndër më të votuarit.

Si qëndron puna, sa kanë ngjajshmëri dhe dallime të bijtë e Presidentit Rugova, Mendimi, si djali i madh dhe Uka si djali i vogël i tij?
Në opinion ekziston bindja se, edhepse  Mendimi nuk është eksponuar shumë në medie, kështu që përveç figurës dhe pamjes së tij, opinioni nuk ka pasur rastin t’i kuptoj bindjet dhe aftësitë e pasionin e tij për politikë.

Meqë më ka rastisur që gjatë aktivitetit tim politik qysh nga themelimi i LDK-së, të jem mjaftë shpeshë në kontakt me figurat kyçe të LDK-së në selinë e saj, më ka rastisur që ta rakoj edhe Mendimin,  i cili atëherë idhte një fëmi thatanik, shumë i urtë dhe i qetë, me syze relativisht të mëdha, që angazhohej shumë dhe thuhej se kishte aftësi të jashtëzakonëshme për përdorimin dhe manipulimin me kompjuter.

Por, më vonë më ka rastisur që të takohem me Mendimin disa herë dhe të rrijmë e bisedojmë tek unë gjërë e gjatë, kur ai interesohej që Memoriali i Presidentit të rregullohej me vendosjen e tepihëve më cilësorë, reprezentativ, për raste të ceremonialeve të delegacio eve dhe personaliteteve politike. Meqenëse bashkëshortja e tij Blerina kishte dëgjuar reklamën e firmës tonë të tepihave “Besiani” në Prishtinë që merremi me prodhimin e tyre.
Por, meqë Memoriali nuk është i mbuluar  tepihët nga leshi që i prodhojmë ne, mund të dëmtohen nga shiu dhe bora e balta, prandaj ia preferova të merren tepiha sintetik.
Për këtë arsye u takuam disa herë me Mendimin dhe shkuam tek varri i Presidentit dhe në detajd e analizuam gjendjen. Por, biseduam gjërë e gjatë atëherë me Mendimin, për gjithçka reth aktiviteteve, LDK-së, babait të tij, etj.

Atëherë Mendimi ishte duke i studiuar Shkencat politike në Universiteti  AAB në Prishtinë. Nuk e di se si më erdhi dhe e pyeta: O Mendim, po ti meqë je dji i Presidentit  nuk ke nevojë për ta studiuar pitikën. Ai qeshi me të madhe. Një e qeshur që ishte tipike si e Presidentit Rugova.”

Atëherë me shpoti po i them, “Mendim ty nuk nuk duhet fare me të pyetur të panjohurit se i kujt je. “Ty e qeshura t’i zbulon të gjithat” Pastaj qeshëm me të madhe.

Bindja ime është se Mendimi ka një karakter shumë të butë, paqësor dhe ka respekt të jashtëzakonshëm për bashkëbiseduesin. Modestia e tepruar e tij, ndoshta të len përshtypjen pakë sa të naivitetit. Por, koncentrimi i tij filozofik kur flet për ngjarjet dhe problemet shoqërore i gjasojnë tepër babait të tij, Presidentit Rugova. Askush në këtë botë nuk i gjason atij më shumë se Uka!
Prandaj, se a duhet te jete pjese e LDK-se dhe politikes, Mendim Rugova, mendoj se përgjigja do të ishte se: PO!.

Sepse, edhe Mendimi, ashtu si Teuta, janë figura të respektuara dhe kontributi i tyre do të ishte i mirëseardhur në rrugëtimin e LDK-së drejtë konsolidmit të radhëve  për arritjen e suksesit të pretenduar në zgjedhjet e ardhëshme, si parti e parë, që do ta merr përgjegjësinë për zhvillimin e ardhshëm të Kosovës dhe inkuadrimin e saj në BE dhe në strukturat euro-atlantike dhe në NATO.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch