Home » Lajme, Vendore » A po atakohet edhe Bujanoca, deputeti i SNS themelon organ paralel?

A po atakohet edhe Bujanoca, deputeti i SNS themelon organ paralel?

Deri sa në Preshevë skena politike është më e acaruar se kurr më parë pas vendimit të qeveris së Serbisë për emrimin e Këshillit të përkohshëm, ku emërimi i kryetarit të këtij organi dhe një anëtari nga APN, si dhe emërimi i një anëtari nga SNS-i i presidentit Vuçiq ka shkaktuar reagime të ashpërta nga partitë tjera shqiptare (PDSH dhe PVD kanë deklaruar se anetaret e tyre qe jane te emruar ne kete organ qeverises, do ta bojkotojn atë), si duket tani topi po hidhet në komunën tjetër shqiptare, në Bujanoc. Ditë më parë deputeti i SNS-it nga Bujanoca, Nenad Mitroviq kishte inicuar themelimin e klubit ekonomik të Bujanocit, e që sot edhe u zyrtarizua themelimi i këti organi. Në momentin e paralajmërimit për themelimin e këti organi, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi reagoi ashpër ndaj kësaj iniciative duke theksuar se po tentohet themelimi i një organi paralel, etnikisht i përbërë nga serbët dhe paralajmëroi deputetin Mitroviq që mos të luaj me zjarr. Mirëpo si duket deputeti Mitroviq së bashku me një grup afaristësh serb vazhduan punën e cila sot edhe u finalizua.
Gjatë ditës së sotme është mbajtur takimi mes palëve dhe Mitroviq paralajmëroi se hapi i ardhshëm do të jetë identifikimi i problemeve deri në mbledhjen e ardhshme, shkruan portali “bujanovacke”.
“Në bazë të kësaj do të përcaktojmë prioritetet të cilat do t’i prezantojmë organeve të caktuara shtetërore”, theksoi Mitroviq.
Ai u shpreh se ky klub nuk ka karakter politik por ekonomik dhe se është vetëm iniciator i një subjekti ekonomik që ka të punësuar afro 600 veta. Mbetet të shihet cilët do të jenë reagimet e palës shqiptare ndaj kësaj iniciative e cila u kritikua ashpër nga kryetari i Bujanocës Shaip Kamberi si dhe nga kryetari i PVD-së Riza Halimi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch