AAK: Propozimi franko-gjerman “më e mira e mundshme”

Read Time:1 Minute, 55 Second

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fazat e lirisë dhe të shtetndërtimit. Haradinaj ka folur sërish sot për propozimin franko-gjerman i cili është pranuar nga palët në dialog, duke e konsideruar si “më të mirën e mundshme”.

“Mirënjohës dhe falënderues për angazhimin e jashtëzakonshëm të ShBA-ve në mbështetje të Kosovës në të gjitha fazat e lirisë dhe të shtetndërtimit. Kontributi amerikan ishte i një rëndësie jetike edhe për pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi që është edhe garancë sigurie dhe prosperiteti për vendin”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Propozimi franko-gjerman e ka marrë mbështetjen e Haradinajt dhe të AAK-së duke vlerësuar se ky shënon një kapitull të rëndësishëm për njohjen ‘de jure’ të Kosovës.

“Ky propozim e ka marrë mbështetjen time dhe të AAK-së, sepse kemi vlerësuar se shënon një kapitull të rëndësishëm për njohjen edhe “de jure” të Kosovës. Vlerësoj se kjo ka qenë më e mira e mundshme. Kjo mbështetje është bërë eksluzivisht për vendin dhe pa kurrfarë kalkulimi elektoral”, është shprehur Haradinaj.

Ish kryeministri i Kosovës, Haradinaj ka shtuar se këto janë momente që kërkohet unitet politik.

“Këto janë momente jetike për të ardhmen e Kosovës, prandaj kërkohet një unitet politik, i cili në asnjë rrethanë nuk mund të kuptohet si mbështetje për individin. Gjithmonë do të kemi kohë t’i diskutojmë kusuret e Kryeministrit dhe të qeverisjes së tij katastrofike në planin e brendshëm. Natyrisht, mbetet edhe shumë punë për tu bërë, në mënyrë që krejt ky proces kaq i rëndësishëm, të mos degradojë e të finalizohet me sukses”, ka shtuar Haradinaj.

I pari i AAK-së ka thënë se ShBA-të dhe aleatët tanë do ta ndihmojnë Kosovën deri në përmbyllje të marrëveshjes.

“Kjo kërkon kujdes e përgjegjësi, që të sqarohen e të adresohen gjitha shqetësimet e mundshme të opinionit publik që kanë të bëjnë me aneks-marrëveshjen e cila ende nuk është bërë publike. Unë kam besim në ShBA-të dhe në aleatët perëndimorë, se do të na ndihmojnë si edhe deri sot, që ta përmbyllim marrëveshjen që garanton Kosovën shtet të pavarur e sovran dhe me perspektivë të qartë integruese euro-atlantike”, ka përfunduar Haradinaj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post PDK: Pranimi i propozimit evropian, mundësi të humbur për Kosovën
Next post Gabriel Escobar: Diskutimet për Asociacionin duhet të nisin menjëherë