Abelard Tahiri: Kuvendi është vendi ku do ta diskutojmë draftin e Asociacionit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në një intervistë për RTK-në ka thënë se do ta iniciojnë një seancë parlamentare për të diskutuar për draftin e Asociacionit.
“Tashmë ai është një lloj sekreti publik, tendenca e kryeministrit për të bërë presion mbi partitë opozitare për një draft kaq të dëmshëm, është i papranueshëm. Kjo po krijon një pushtet paralel ekzekutiv. Kuvendi është vendi ku do të diskutohet, a do të jetë java tjetër apo fillimi i janarit nuk e di, pasi që është në koordinim me partitë e tjera”, ka thënë Tahiri.
Tutje ai në “Info Plus” ka deklaruar se s’do të bëhen pjesë e agjendës së kryeministrit dhe presidentes.
“Unë i bëj bashkëpërgjegjës Qeverinë dhe presidencën për këtë rast. Pesha e Qeverisë është më e madhe në këtë rast, por edhe presidenten nuk e kemi parë asnjëherë që të ketë agjendë ndryshe nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë ai.
Më shumë storie
Memli Krasniqi: 9 shkurti 2025, datë e ikjes së një qeverie të papërgjegjshme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me datën e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të caktuar...
Vlora Çitaku, Kurtit: SHBA-ja s’na sheh as neve me sytë e tu
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për deklaratën se ky i...
PDK akuzon Qeverinë Kurti për afera korruptive
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se Qeveria Kurti është karakterizuar me afera dhe skandale të...
PDK: Serbia nuk i ka përfunduar synimet destabilizuese ndaj Kosovës
Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se në selinë e saj është mbajtur sot takimi i përbashkët i Kryesisë dhe...
Memli Krasniqi: Fajin kryesor për migrimin e të rinjve e ka Albin Kurti
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një intervistë ka folur për shumë tema politike dhe të tjera...
Krasniqi, Kurtit: Hajde dalim në zgjedhje dhe shikoje a po të besojnë njerëzit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u shpreh i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje të...
Average Rating