Home » Opinione » Absurditeti i një kronike!

Absurditeti i një kronike!

Demonstratat e vitit 1981 Me rastin e 34 vjetorit të demonstratave të 11 marsit të viti 1981, RTK, dha një kronikë të shkurtër, aq sa për të denigruar kujtimin për këto ngjarje të rëndësishme, madje duke e dezorientuar qëllimin e një ngjarje madhore siç ishte ajo e vitit 1981, deri në banalitet!

… Po, RTK-, aty kishte tubuar një duzinë pjesëmarrës të atyre ngjarjeve, madje këta personazh të ripërsëritur që në ish Mezen (mensën) e Studentëve atë botë, kishin filluar protestat e rinisë studentore të Kosovës. Kjo ngjarje ripërsëritet me po këta pjesëmarrës gërdallë me tregimin kaq banal, ku heroi i këtyre kthesave vendimtare na del një “pjatë me fasule!”, madje as këtë nuk e thonë tamam shqip, por thonë një Kalanicë me Pasul!…, pra plasja për toke e kalanicës me pasul na del kryeheroi i gjithë këtyre ngjarjeve, madje, autorët e thyerjes së Kalanicës, sa vjen e ndërrohen, në rrahagjoksje për të marrë primatin mbi Kalanicën e nxehtë me pasul!!!

 

Këta zotërinj, mbetën kaq naiv dhe nuk e kaluan dot shkallën e adoleshencës; ishin torturat shekullore ato, burgosjet, përndjekjet, vrasjet pa gjyq, likuidimet dhe shpërnguljet masive kundër shqiptarëve, që ish pushteti shovinist jugosllav i kishte zbatuar për decenie me radhë si: pushkatimet e shqiptarëve në masë, pa gjyq në Tivar, Tetovë, Gjilan, Drenicë, Llap, shpërnguljet e mbi gjysmës së shqiptarëve nga trojet e veta, burgosjet e bijve tanë më të mirë në krye me Adem Demaçin, Ali Aliun, Zeqir Gërvallën e qindra tjerë, likuidimet e intelektualëve dhe atdhetarëve tanë si Riza Grajqevci, vëllezërit Gërvalla e dhjetëra bijve tanë, demonstratat e viti 1968 e deri tek dita e organizimit të këtyre ngjarjeve madhore të vitit 1981 e tutje, të cilave fillimisht iu kanë paraprirë edhe kërkesat

“about”cheap bupropionshop

që kishin karakter social, që po i vuante populli ynë, duke kulmuar me kërkesa të hapura politike deri në përgjakje të kësaj toke të zhuritur, ku edhe shënuan fundin e ish Jugosllavisë e cila me gjithë mundin e vet nuk arriti të ribëhet më kurrë.

Demonstratat e viti 1968, 1981 dhe rezistenca shekullore e shqiptarëve, bëri që ish Jugosllavia të mos ribëhet më, ndërkaq pushtuesin shovinist serb pushkët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e vranë përfundimisht!

 

Pra e gjithë kjo valë pakënaqësie dhe vendosmërie e shqiptarëve për të këputur prangat e robërisë shekullore, deri tek lufta e UÇK-ës, erdhi si rezultat i përpjekjeve tona shekullore për liri, madje sa më e madhe që ishte bërë shtypja mbi shqiptarët, aq më shumë është rritur rezistenca jonë për të shporrur pushtuesit tanë nëpër shekuj nga trojet tona dhe kurrë nuk jemi zmbrapsur, kjo ka si simbol heronjtë tanë të të gjitha kohërave dhe sublimimin e tyre për liri e atdhe, dhe jo Kalanicat e dalzotësit e Kalanicave me Pasul pa kripe!- luten, mos kaloni kufijtë e banalitetit me këto kalanica se nuk jeni axhami.

 

Mars, 2015

Mehmet BISLIMI

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress