Agresioni rus në Ukrainë, qeveritë tona do duhej të ndërmerrnin veprime për ta hedhur Serbinë në anën e Rusisë

Viteve të fundit, shohim në vazhdimësi acarim të raporteve në mes lindjes( Rusisë) dhe Perëndimit. Rusia, vetëm Perëndimin e sheh si rrezik potencial të sigurisë së saj kombtare, derisa asnjë vend i Perëndimit, nuk ka bërë, ndonjë veprim të drejtëpërdrejtë që do e kërcënonte sigurinë ruse. Mund të vonojë, por nuk është e mundur të shmanget, ndeshja mes Lindjes dhe Perëndimit. Ndeshjet e tilla, mes Lindjes dhe Perëndimit, kanë qenë historikisht prezente, si në ndarjen e Perandorisë Romake më 395, në ndarjen e Kishave më 1054, në Betejën e Kosovës 1389, në Luftën Titanike të Arbërorëve prej Gjergj Arianitit e duke kulmu me Gjergj Kastriotin pastaj duke vazhdu me luftërat Osmano-hungareze dhe Austriake etj, pastaj me Kryengritjen antiosmane të At Pjetër Bogdanit etj. Në Luftën e Napoleon Bonapartës kundër Rusisë, ashtu edhe në dy Luftërat Botërore, që drejtoheshin kryesisht kundër Rusisë, mposhtja e Francës u bë nga Prusia, si dhe e Gjermanive u bë nga intervenimi Amerikan. Prandaj nga vitet 1810-1812, me Luftërat e Napoleonit kundër Rusisë, pastaj edhe në dy Luftërat Botërore, më së shumti, në shumë aspekte përfitoi Rusia. Sot, falë SHBA-së, Europa nuk është përçarë, por ajo mbahet më e bashkuar se kurrë më parë, prandaj fundi tragjik është i sigurtë për Rusinë.
E sidomos në kohën kur Rusia, ka fillu agresionin kundër Ukrainës gjë që bëri që faktori ndërkombtar perëndimor, si kurrë më parë, të bashkohet dhe angazhohet në luftë indirekte dhe ekonomike kundër Rusisë. Duke e bërë kohën ideale, për dobësimin e ndikimit rus në Trojet tona, rrjedhimisht edhe dobësimin e ndikimit Serb dhe të islamizmit. Mos të harrojmë, që shumica e organizatave islamike, shumica e hoxhallarëve, pastaj edhe e Luftëtarëve të huaj Terrorist nga Trojet tona, kanë patur lidhje direkte a indirekte me Serbi, Rusi, Turqi, vende të caktuara arabe etj.
Në ndërkohë që Perëndimi në vazhdimësi ka ushtruar presion kundër Serbisë, për vendosje sanksionesh kundër Rusisë dhe përafrim me BE-në dhe Perëndimin si dhe ndalim të blerjes së armëve ruse dhe kineze. Madje edhe duke disloku trupa shtesë dhe duke ndërmarr edhe veprime të tjera, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Republikë të Kosovës, si BE dhe NATO, duke e paraqitur Serbinë de facto, si aleatin e vetëm të Rusisë në Europë.
Derisa Kroacia ndjekë politikë shumë më të ashpër kundrejt Serbisë, për habi shohim shtetet tona, që tmerrësisht janë më miqësore ndaj Serbisë sesa mes vete. Madje edhe kur Perëndimi ka braktisur ofertat ndaj qeverisë serbe dhe është orientu kryesisht në kërcënime për t’u përcaktu përfundimisht pro-Rusisë apo pro-Perëndimit.
Derisa Serbia, armatoset nga Rusia dhe Kina, ashtu edhe sidomos pas fillimit të agresionit rus, shumica e shteteve të tjera, kanë fillu riarmatosje, duke përfshirë edhe Japoninë dhe Gjermaninë, përjashtim bëjnë vetëm shtetet tona, të cilat nuk tregohen aspak serioze në këtë drejtim. Serbia zhvillon tash e disa dekada, një luftë speciale, që Shqiptarët t’i t’huajësoj gjegjësisht t’i talebanizoj, me qëllim që kështu t’i ndaj nga orientimi perëndimorë dhe t’i orientoj drejt Arabisë. Fatkeqësisht shtetet tona, nuk kanë bërë asnjë hap në mbrojtjen e Interesave Kombtare Shqiptare, sidomos për sa i përket orientimit tonë dhe aleancës me SHBA-në. E mos të flasim më për hedhjen e Serbisë në krahët e Rusisë, që më shumë do na interesonte neve Shqiptarëve. Derisa fatmirësisht radikal e ultranacionalist serb, qarqet kishtare serbe, tashmë edhe në protesta e kanë dëshmuar besnikërinë e tyre ndaj Rusisë. Edhe Interesi yn Kombtar do ishte dobësimi maksimal i Serbisë, në arenën ndërkombtare, e kjo më së miri do arrihej duke e hedhur Serbinë në anën e Rusisë. Mirëpo qeveritë tona, as në këtë rast, siç nuk ishin në gjendje as në rastet e më parshme, të bëjnë ndonjë veprim të tillë.
Mos të harrojmë, se Kisha ortodokse serbe dhe Serbia, në vazhdimësi në rrethanat më kritike gjatë periudhave të ndryshme historike, është përcaktuar për Lindjen, qoftë për Ortodoksizmin, qoftë për Islamizmin( si në kohën e Perandorisë Osmane), por asnjëherë në histori, nuk ka qenë aleat i drejtëpërdrejt me ndonjë vend perëndimor( p.sh: as në vitet 1877-1878, 1912-1913, 1914-1918, 1941-1945, sepse në të gjitha këto raste ishte drejtëpërdrejt e lidhur me Rusinë, derisa Rusia pastaj ishte në aleancë direkte me vende Perëndimore). Si në rastet:

Me rastin e ndarjes së Kishave më 1054, pastaj Vatikani përmes organizimit të rreth 8 kryqëzatave, në mes viteve 1096-1270, që zakonisht kalonin përmes detit Adriatik, zbarkimit në portet Arbërore. Edhe Kodi i Car Dushanit, parashihte masa drastike kundër katolikëve, që ishin Arbërorët.

Në Betejën e Maricës, të 26 shtator 1371, sllavët e Gadishullit Ilirik( Serbët dhe Bullgarët etj) u ndeshën me Perandorinë Osmane, pas humbjes dy princët serb, pranuan nënshtrimin. Ky rast shënon rastin e parë që Ortodoksizmi bashkohet me Islamin, për t’iu kundërvënë Europës( nënkupto katolicizmit).

Në Betejën e Kosovës, më 1389, po ashtu ishte princi serb, që tradhtoi Aleancën e të Krishterëve( katolik dhe ortodoks të Ballkanit) dhe si rrjedhojë e së cilës Perandoria Osmane arriti të fitonte këtë betejë.

Sulltan Mehmet Pushtuesi, më 29 maj 1453, pushtoi Konstantinopojën. Perandori Konstantin XI Paleologu me 8.000 kështjellarët e mbronin Konstantinopojën, e që refuzuan vasalitetin dhe ndihmën e Vatikanit dhe mbrojtje nga Europa, shkaku që ishte tepër e theksuar armiqësia sidomos kundër Vatikanit. Sulltani Osman, pasi e pa që Kisha Ortodokse( popullata ortodokse dhe klerikët e Kishës Ortodokse ishin tejet të armiqësuar me katolikët, e që më shumë preferonin Islamin sesa Vatikanin) dhe pasiqë Konstantinopoja pranoi t’i dorëzohej Sulltanit Osman, bëri që t’a lejonte Kishën Ortodokse të kishte autonomi për të përfitu besnikërinë e tyre. Më 1 qershor 1453, vetëm 3 ditë pas rënijës së Konstantinopojës, Sulltan Mehmet Pushtuesi, ia bleu rrobet fetare dhe e vendosi Genadius Skolarius si Partiark të Konstantinopojës, që ishte Partiarku më anti-Perëndimorë, kundërshtuesi më i madh i Bashkimit të Kishave dhe unifikues mes ortodoksëve( veçmas grekëve) dhe islamikëve( Osmanëve).
Ky ishte rasti më fatal për Arbërinë dhe nga ana tjetër rasti më fatlum për zgjerim dhe shtrirje të sllavëve dhe ortodoksëve në Gadishullin Ilirik, pasiqë Arbërorët vlersoheshin si pengesa kryesore kundër shtrirjes Osmane edhe në Gadishullin Apenin-Italian por edhe në Europë, mbeti Rezistenca Shqipëtare.

Lidhja e Shenjtë e formuar më 1684, mes Austrisë, Polonisë, Venedikut, Maltës e pas dy vitesh hyri edhe Rusia, e që kishte fillu veprimet ushtarake anti-osmane më 1686, ku ushtritë austirake zgjeruan territorin kundër Osmanëve, në Bosnje, Bullgari, njejtë bënë edhe Venecianët si në Dalmaci ashtu edhe në More. Derisa popujt e Gadishullit Ilirik( kryesuar nga Shqipëtarët, pastaj bullgarët, serbët, grekët etj), nxiteshin nga Perandori Austriak, për kryengritje antiosmane, e komanduar nga At Pjetër Bogdani. Fatkeqësia ndodhi në Grykën e Kaçanikut, përmes së cilës pritej bashkimi i Ushtrive Austriake, të asaj që çliroi Kosovën, me atë që kishte çliruar përmes Luginës së Preshevës për në Shkup, prej nga do vazhdonin çlirimin e Selanikut e tutje. Një rolë të rëndësishëm kanë dhënë serbët dhe kleri i tyre, në dështimin e kësaj kryengritje, sidomos në Grykën e Kaçanikut.

Luftërat antiosmane të popujve të Ballkanit sidomos luftërat Shqiptare kundër Osmane, në njërën anë nxiteshin edhe nga Serbia, me qëllim të dështimit të tyre, derisa në anën tjetër ata tradhtonin tek autoritetet Osmane. Janë të shumta rastet e tilla, ku banorë lokal dhe kleri lokal serb, kishte shërby si informatorë për forcat osmane, një ndër to rasti i Grykës së Caralevës etj.
Gjithashtu edhe në Luftërat Ballkanike, më saktë në Luftën e I Ballkanike, Aleanca Ballkanike, ishte e organizuar dhe dirigjuar nga Rusia.

Luftën e I Botërore të cilën e shkaktoi terroristi serb në vrasjen e Sarajevës dhe Luftën e II Botërore, Serbia ishte aleat i ngushtë i Rusisë, por nuk ishte aleat i drejtëpërdrejtë i asnjë vendi perëndimor. Derisa Rusia ishte aleat i vendeve perëndimore Francës dhe Britanisë së Madhe, rrjedhimisht këto dy të fundit ishin aleate të tërthorta edhe të Serbisë. Edhe në këto dy raste të rëndësishme historike, ashtu edhe më parë, Serbia përmes Rusisë, kishte përfitu mbështetjen e Perëndimit, e që për fat të mirë, pas viteve 1990, luftërave në ish-jugosllavi dhe veçmas pas acarimit të raporteve Rusi-Perëndim, Serbia në vazhdimësi ka humbur edhe çdo aleat të tërthortë perëndimor.

Luftërat në ish-Jugosllavi ishin rasti i freskët që Serbia, kisha ortodokse serbe dhe nacionalizmi serb, përfundimisht u rishfaqën tepër të armiqësuara ndaj Perëndimit. Aleatë të vetëm të Serbisë në këto luftëra, ishin individët ortodoks nga vendet e rajonit dhe kryesisht nga vendet satelite të Rusisë, derisa vetëm Rusia ishte më e zëshme në mbështetjen e saj.

Me rastin e agresionit rus në Ukrainë, i vetmi vend nga Europa, është Serbia, që mbështet Rusinë, e që nuk ka vendosur sanksione kundër saj. Sërish duke u përcaktu për Rusinë, e jo për perëndimin. Fatmirësisht kjo është një ogurmirë për ne Shqiptarët, me shpresën që me fundin e hegjemonizmit dhe ndikimit rus, edhe rajoni i Ballkanit, si njëri ndër tre rajonet më të shënjestruara nga pansllavizmi rus, të pushojnë së vluari nga konfliktet.
Për fat te keq, ne Shqiptarët, asnjëherë në histori, nuk kemi krijuar ndonjë politikë largpamëse për t’iu kundërvënë ndikimit sllav-rus, e aq më pak nuk i kemi shfrytëzuar këto raste për t’i avansu Intereset tona Kombtare. Mos të harrojmë, që ne Shqiptarët asnjëherë në histori nuk kemi qenë pa ndonjë aleat nga Perëndimi. Derisa Serbia asnjëherë në histori, nuk ka pasur ndonjë aleat të drejtëpërdrejtë nga Perëndimi. P.sh: 1878-1912, ne Shqiptarët patëm Italinë dhe Austro-hungarinë, që fal këtyre dy fuqive të mëdha të asaj kohe, doli në dritë Shqipëria londineze. Prapa Austro-hungarisë ishte Gjermania( dmth: aleat jo i drejtëpërdrejt i yni). Derisa Serbia, në kohën e njejtë kishte vetëm Rusinë, derisa aleat i Rusisë ishte Franca( dmth: aleat jo i drejtëpërdrejt i Serbisë), kurse Britania ishte aleat i Francës.
Ndërsa, Serbia pas luftërave në ish-Jugosllavi, si aleat të vetmin e pati Rusinë dhe disa herë edhe Kinën. Mirëpo me rastin e agresionit rus në Ukrainë, kur gjithë bota forcoi presionin dhe filloi luftën indirekte dhe ekonomike kundër Rusisë, e që njëkohësisht u forcu presioni ndërkombtar perëndimor kundër Serbisë, qeveritë tona nuk shfrytëzojnë siuatën për avansimin e aspiratave tona kombtare. Nuk mund të ketë kurrë e përjetë kohë më ideale, për ta shkatërruar Serbinë, sesa sot. E për fat të keq, qeveritë tona heshtin, e nuk bëjnë asnjë veprim, në këtë drejtim. Nuk ka kordinim të faktorit Shqiptar në rajon(shteteve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi), kordinimi me shtetet fqinje, si me Kroacinë, Bosnjen e Hercegovinën, Bullgarinë, Hungarinë etj dhe më gjerë me faktorin ndërkombtar perëndimor për ta shut maksimalisht presionin kundër Serbisë.
E sigurtë që fundi i pansllavizmit rus është afër dhe i pashmangshëm, e që do duhej angazhim aktiv i faktorit Shqiptar, për ta hedhur përfundimisht Serbinë në anën e Rusisë, edhe pse në rast të një konflikti botëror, është e vetëkuptueshme që Serbia domosdo s’ka ndryshe sesi të mos radhitet në anën e Rusisë. Prandaj me përfundimin e ndikimit Rus, në Ballkan, përfundon edhe ndikimi dhe hegjemonizmi serb, e për rrjedhoj, vendet e Ballkanit dhe Europa, do kenë më pak probleme dhe destabilitet, më pak terrorizëm islamik, që kryesisht përdoret nga Serbia, Rusia dhe vende të tjera, për qëllime politike të tyre.

Më:07.06.2022

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Previous post EKSPOZITË PERSONALE, ME AKUARELE,<br>E PIKTORIT SHQIPTARO-AMERIKAN, SERGIO BITICI
Next post Ekspozitë “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”