
Akil Gjakova fiton Medaljen e Artë në Kampionatin Evropian
Akil Gjakova ka fituar Medaljen e Artë në Kampionatin Evropian të Hapur të xhudos në Prishtinë.
Xhudisti kosovar ka arritur ta mposhtë italianin, Manuel Lombardo. Kjo ishte medalja e katërt e Kosovës në garat e organizuara në Prishtinë, por e vetmja e artë.
Paraprakisht Dardan Cena, Nora Gjakova e Distria Krasniqi kanë fituar medaljet e bronzta.
Medaljen e artë për xhudistin Akil Gjakova e ka ndarë kryeministri i vendit, Albin Kurti. Pjesë e këtij aktiviteti ka qenë edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila ka ndarë medaljet për xhudistet, teksa të pranishëm kanë qenë edhe ministra të kabinetit qeveritar, ambasadori amerikan, Jefrrey Hovenier dhe ambasadorë tjerë të akredituar në vendin tonë si dhe liderë të partive opozitare.
Do theksuar se krahas medaljes së artë Akil Gjakova është shpërblyer me çekun në vlerë 55 mijë euro. Për medaljet e argjenda garuesit janë shpërblyer nga Federata Evropiane e Xhudos me nga 35 mijë euro, derisa për medaljet e bronzta me nga 20 mijë euro.
Më shumë storie
Paris: Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slam
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam Paris, duke treguar forcë dhe teknikë të jashtëzakonshme në përballje...
Thomas Bach: Kosova, vendi i vogël me sukses të madh në sport
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka vlerësuar lartë sukseset e arritura nga Kosova në arenën ndërkombëtare të sportit....
Pas vendimit të UEFA-s, reagon FFK: Do të apelojmë rastin në CAS
Federata e Futbollit të Kosovës, ka reaguar pas vendimit të UEFA-së që i dha fitoren në tavolinë Rumanisë ndaj Kosovës,...
Me vendimin e UEFA-s, Kosova humb ndeshjen me Rumaninë
Shtëpia më e madhe futbollit evropian, ka marrë vendimin për ndeshjen Rumani-Kosovë. Me vendimin e UEFA-së, Kosova e ka humbur...
Liga e Kombeve: Shqipëria humb nga Ukraina, bie në Ligën C
Kombëtarja e Shqipërisë është mundur nga Ukraina, me rezultat 1-2, të martën mbrëma në ‘Air Albania’. Kuqezinjtë dhe ukrainasit u...
Liga e Kombeve: Kosova me një lojtar me pak mposht Lituaninë
Kombëtarja e Kosovës me fitore e ka mbyll këtë sezon të garave në Ligën e Kombeve. Dardanët mposhtën Lituaninë, me...
Average Rating