Home » Lajme, Ndërkombëtare » ALBAN BËRBATI, DJALË ME INTERESA, KËRKESA, ARRITJE

ALBAN BËRBATI, DJALË ME INTERESA, KËRKESA, ARRITJE

E kam njohur Alban Bërbatin kur punoja në DSHTD të MPJ në Tiranë.  Ishte një djalë me interesa, kërkesa, arritje. I qeshur. I kulturuar. I ditur. I fismë. I traditës e bashkëkohor. Ai vinte nga Peja e Kosovës, pasi kishte kryer studimet për bachelor në marrëdhënie ndërkombëtare e diplomaci në këtë qytet historik, kulturor e turistik.

Asokohe pata folë me Ambasaden e Kosovës në Tiranë, me ambasadorin e saj, pasi ata e kishin selinë tek Blloku i Ambasadave në Tiranë, një krah e hap larg punës time. Iu pata thanë se ky studenti i sotëm për Master Shkencor në Universitetin Europian të Tiranës, Alban Bërbati, i përket të ardhmes së Kosovës, elitës zyrtare të saj në politikën apo diplomacinë e saj. Tek Alban Bërbati shihja dhe Kosovën e nesërme.

Alban Bërbati i kreu studimet për Mastër Shkencor në Universitetin e Tiranës, në këtë universitet mbi dekador, i renditur i pari në Shqipëri në vitin 2011 nga kompania serioze ndërkombëtare – nga kompania gjermane CHE University Ranking. Stafi i tij akademik ka rreth 70 profesorë më tituj e grada shkencore, shumë prej tyre vijnë nga mësimdhania në universitete ndërkombëtare. Ky universitet ka mbrri deri në 10 mijë studentë. I vetmi universitet privat në Shqipëri ku mbrohet grada e Doktoraturës.

Alban Bërbati e pati krye praktikën mësimore të Masterit Shkencor në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë në Tiranë.

I thashë të gjitha këto për të theksue se Alban Bërbati ka ba zgjedhjen e duhur për studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Mastër Shkencor për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Temën e diplomës për Mastër Shkencor e përzgjodhi në Studimet Strategjike, me titull: “ Shteti Subjekt i Marrëdhënieve Ndërkombëtare: Kosova”.

Para disa ditësh mësova një lajm të mirë, të gëzueshëm, lartnor. Alban Bërbati në mbrojtjen e diplomës për Mastër Shkencor kishte dalë i dyti ndër studentët, në vitin studimor universitar.

Ramiz LUSHAJ

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch