Albin Kurti: Duam paqe, por agresionit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi

Read Time:1 Minute, 32 Second

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia po e kërcënon Kosovën me agresion për dy arsye, pasi dëshiron ta kthejë kohën e Millosheviqit dhe të luftës si dhe që çështjen e Kosovës ta kthejë në OKB dhe sa më larg BE-së.

“Si reagim ndaj propozimit të BE-së të mbështetur nga Franca e Gjermania (dhe ShBA-të), duan kthim te KS i OKB-së ku ndodhet vetoja e Rusisë (dhe Kinës). Kosova është shtet evropian, demokratik dhe pro-amerikan. Me këtë udhëheqje që ka, Serbia është autokratike, pro-aziatike dhe luftënxitëse. Ne nuk duam konflikt, ne duam paqe dhe progres, por agresionit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi”, ka theksuar Kurti në një shkrim në Facebook.

I pari i ekzekutivit të vendit ka thënë se ‘tash që as targat e automjeteve dhe as datën e zgjedhjeve nuk mund t’i përdorin si pretekst, strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale u zbuluan në etjen e tyre për zjarr e gjak’.

“Çdo mosdënim i vendosur nga ana e BE-së dhe ShBA-ve i kësaj dhune të orkestruar do të inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës”, ka shtuar Kurti.

Ai ka thënë se ministri i Brendshëm Sveçla është në kontakt me Komandantin e KFOR-it, Ristuccia, teksa ka kërkuar heqjen e mënjehershme të barrikadave në veri.

“Barrikadat e kriminelëve me maska në veri duhet të hiqen menjëherë. Kosova është vend i qytetarëve të lirë e punëtorë, pa dallim etnie e feje, gjinie e moshe. Kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë. Republika e Kosovës do të fitojë”, ka përfunduar Kurti.

Reagimi i tij vjen pasi ditën e sotme serbët të udhëhequr nga grupet kriminale kanë vendosur barrikada në rrugët magjistrale në veri të vendit dhe pas sulmit me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës tek liqeni i Ujmanit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Blerim Vela: Beogradi mban përgjegjësi të plotë për çdo përshkallëzim në veri
Next post <strong>Rusia, “E sëmura e Euroazisë” në penën e Prof. Eshref Ymeri</strong>