Albin Kurti: Formimi i qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të rezultateve
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të ndodhë menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kurti, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se synimi është që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi i legjislaturës së dhjetë, të zgjidhet kryesia e tij dhe të formohet qeveria e re. Ai thekson se një nga vendimet më të rëndësishme në fillim do të jetë miratimi i buxhetit për vitin 2026.
Sipas Kurtit, bashkëpunimi me partitë tjera do të shihet shumë shpejt për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare urgjente.
Kryeministri nënvizon gjithashtu se Kosova nuk duhet të vonohet në përfitimin e rreth 880 milionë eurove nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, si dhe 90 milionë eurove mbështetje buxhetore nga Banka Botërore, përfshirë edhe fondet për çerdhe dhe për sistemin informativ shëndetësor.
Më shumë storie
Interviste – Refik HASANI: Shqipëria Amë, ka obligim moral, Kombëtarë e mbi të gjitha detyrim kushtetues…
Intervistë në #TV Refik HASANI Veprimtar e Publicist Shqipëria Amë, ka obligim moral, Kombëtarë e mbi të gjitha detyrim kushtetues...
Nga Shqipëria urojmë që të fitojë përsëri Albin Kurti
Nga Skënder Sadri KAPITI Jo vetëm opozita dhe mediat në Kosovë por edhe e gjithë politika dhe mediat në Shqipëri...
PDK publikon listën, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja
Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do...
AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në listë janë...
Publikohet lista e LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në krye të...
Sot, më 12.05.2026, doli nga shtypi libri me titull ”ZËRI QË KURRË NUK U SHUA”
Hysen Ibrahimi, Suedi / Förslöv, 12.05.2026 Recension për librin ”ZËRI QË KURRË NUK U SHUA” i autores Hyrë Tejeci Murati,...

Average Rating