Albin Kurti i përgjigjet Escobarit: Çështja e Asociacionit, tek pas njohjes
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka komentuar deklarimet e emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, se Asociacioni nuk është çështje për të cilën vendos një person pasi sipas tij është një marrëveshje dhe obligim ndërkombëtar për të cilën ka rënë dakord Kosova. Këto komente Kurti i bëri në një intervistë për televizionin turk TRT.
Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, në televizionin publik turk, TRT ka folur për Asociacionin duke përfshirë edhe deklarimet e emisarit të SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar.
Kurti tha se përfshirja e Escobar në këtë proces është shumë e madhe, mirëpo sipas tij duhet qenë fer dhe të kujdesshëm.
“Nëse Serbia është ithtare e asociacioneve ajo do të duhej ta bënte edhe në vendin e saj sepse në Serbi 20 për qind e popullsisë janë minoritete. Z. Escobar është shumë aktiv dhe shumë i përfshirë dhe unë e mirëpres këtë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe fer. Dhe, ajo për çfarë unë kam thënë për Asociacionin janë qëndrime të mijat, nuk janë gjykime personale. Vullneti i popullit të Kosovës, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, janë gjërat që mua më bënë të them se së pari të them që njëherë njohja e ndërsjellë, dhe vetëm më pastaj të ketë ndonjë lloj Asociacioni”, ka thënë Kurti .
Kreu i qeverisë, Albin Kurti, duke folur për asociacionin e kujtoi atë se çfarë ka ndodhur në Bosnjë dhe Hercegovinë, krijimi i Republikës Serbe.
Më shumë storie
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 7 qershor
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin do të mbahen...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Pas kalimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja të...
Vedat Muriqi pas humbjes: Kosova do të kualifikohet një ditë
Qendërsulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shprehur zhgënjimin, por edhe krenarinë pas humbjes ndaj Turqia në finalen e...
Përderisa afati 34-ditëshe rrjedhë, partitë ende pa marrëveshje për zgjedhjen e presidentit
Mes pritjeve nga partia në pushtet, që partitë opozitare ta propozojnë një kandidat për president dhe vetë opozitës që po...
Gjithçka gati përër finalen e madhe të pley-off-it për Kupën e Botës 2026, në ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë
Pak orë na ndajnë nga sfida historikë mes Kombëtares së Kosovës dhe Turqisë. Dardanët dhe turqit do të ndeshen në...

Average Rating