Albin Kurti: Komuniteti shqiptar në Serbi duhet të ketë vëmendjen e njëjtë si ai serb në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për shkeljen që Serbia po u bënë të drejtave të shqiptarëve në Luginë.
Në rrjetet sociale Kurti ka shkruar se komuniteti shqiptar në Serbi duhet të ketë të njëjtën vëmendje sikurse komuniteti serb në Kosovë.
Kurti ka shkruar se 6 mijë shqiptarë etnikë janë larguar ilegalisht nga lista e votuesve duke u pamundësuar punësimin, blerjen e pronave si dhe dërgimin e fëmijëve në shkollë.
“Ne nuk mund të diskriminojmë në respekt. Komuniteti shqiptar në Serbi duhet të ketë të njëjtën vëmendje si komuniteti serb në Kosovë. Kjo është vetë premisa e të drejtave të pakicave – se përkatësia etnike nuk mund dhe nuk duhet të përcaktojë vlerën tuaj ose mungesën e saj në një vend. 6000 shqiptarë etnikë (siç raporton Dr. Flora Ferati-Sachsenmaier) janë hequr ilegalisht nga listat e votuesve dhe për këtë arsye nuk mund të votojnë, të punojnë, të blejnë prona apo t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë. As qyteti i Preshevës dhe as Bujanoci në Serbi, popullsia e të cilëve është kryesisht shqiptare etnike (70%), nuk kanë spital. Banorët detyrohen të shkojnë në një qytet të afërt, në Vranja, ku nga 700 punonjës nuk ka asnjë shqiptar”, ka shkruar Kurti.
Më shumë storie
Kurti ka ftuar shqiptarët e Luginës që të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Kurti, i bën thirrje gjith qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin...
Albin Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të shtunën drejt Francës, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes...
Edhe sot protestë në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn
Sot, qytetarë, aktivistë dhe organizata të shoqërisë civile protestuan për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi nga institucionet...
Hendboll: Nesër ndeshja e dytë kualifikuese për Euro 2028 Kosovë-Hungari
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll nesër ka ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2028. Të dielën prej orës 17:15 në...
Identifikohen mbetjet mortore të tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar mbetjet mortore të tre intelektualëve të rrëmbyer dhe...
27 vjet pritje, identifikohen mbetjet mortore të Dr. Adem Ademit
Pas 27 vitesh pritjeje, janë identifikuar mbetjet mortore të Dr. Adem Ademit, njërit prej tre intelektualëve të rrëmbyer dhe zhdukur...

Average Rating