Albin Kurti: Krimet e Serbisë në Kosovë s’mund të falen e as nuk do të harrohen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të harrohen e as falen.
Kurti këtë e tha pas homazheve që bëri te varri dhe vendi i vetëflijimit të nënës Pashke Krasniqi – Markaj.
“Gjovalin dhe Milan Markaj ishin mes 374 të vrarëve më 27 prill 1999, në masakrën e kryer nga forcat e Serbisë në fshatrat Mejë dhe Korenicë të Gjakovës dhe ishin të zhdukur deri në vitin 2003. Ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë. Më 24 maj 2003 u bë rivarrimi i Gjovalinit dhe Milanit. Tri ditë më pas, pasi e kreu të pamën, nëna Pashke i vuri vetes flaken, për t’i dhënë fund jetës së saj dhe dhimbjes për të bijtë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Kurti, bashkë me familjarët e saj përkujtuan nënë Pashke, e cila më 27 maj 2003, i vuri flakën vetës pasi ia kthyen trupat e djemve, Gjovalinit dhe Milanit, të vrarë dhe të zhdukur me forcë nga Serbia.
Më shumë storie
Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, me 90...
Platforma ‘Liria ka Emër’ përshëndet Deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë
Platforma “Liria ka Emër” e ka përshëndetur Deklaratën e miratuar sot nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për...
Kuvendi i Kosovës zgjodhi Qeverinë `Kurti 3`
Deputetët e legjislaturës së dhjetë i dhanë dritën jeshile formimit të Qeverisë `Kurti 3` me 66 vota pro, 49 kundër...
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari, i cili kishte ndodhur më 22...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit...

Average Rating