Home » Lajme, Ndërkombëtare » Albin Kurti në Greqi diskuton edhe për bashkëpunimin në fushën ushtarake

Albin Kurti në Greqi diskuton edhe për bashkëpunimin në fushën ushtarake

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës në Athinë, takoi ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikolaos Panagiotopoulos, ku kanë diskutuar për rëndësinë e sigurisë dhe paqes në rajon dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën ushtarake mes Kosovës dhe Greqisë.

Sipas një komunikate të Qeverisë, në këtë takim u vlerësua mbarëvajtja e aktiviteteve stërvitëse të përbashkëta të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës me trupat e vendeve aleate në kuadër të ushtrimit më të madh të organizuar në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 21”.

“Kryeministri Kurti dhe ministri Panagiotopoulos folën për mundësitë e shkëmbimit të përvojave mes ministrive të mbrojtjes së të dy vendeve, në funksion të zhvillimit të mëtutjeshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë. 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch