Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit: Nuk është ndaluar dinari, por euro valutë e vetme pagese në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fund të seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se nuk është ndaluar dinari në Kosovë, por euroja është e vetmja valutë pagese në Kosovë.

Shefi i ekzekutivit kosovar është se ka bashkëpunim shumë të mirë me serbët e Kosovës dhe nuk kas një problem me ta.

Kurti tha se është BQK është e gatshme për të bashkëpunuar me Bankës Qëndrore të Serbisë. Sipas tij ka qenë më e vështirë konvertimi i tabelave, se sa i valutës.

Franca i dënon sulmet në Banjskë, Serbia t’i vë fajtorët para drejtësisë

Përfaqësuesi i Francës në OKB, Nicolas de Riviere ka thënë se e dënon sulmin serb në Banjskë të Zveçanit, duke i kërkuar Serbisë që t’i vë fajtorët para drejtësisë.

“Ky do të ketë pasoja negative në jetën e përditshme të serbëve. Franca rithekson thirrjen për pezullimin e vendimit menjëherë që të mundësohet një periudhë e tranzicionit. I dënojmë sulmet në Banjskë, kërkojmë që Serbia t’i vë fajtorët para drejtësisë”, ka thënë përfaqësuesi francez.

Ai ka vlerësuar pozitive deklaratën e Kurtit për periudhën transitore rreth valutës dhe rregullores së re. Ai për tha se duhet të punohet bashkë për implementim të marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve.

Mbretëria Bashkuar: BQK ka kërkuar që të zbatojë përgjegjësitë e veta

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në KS në OKB, James Kariuki, tha se shteti i tij vlerëson të arriturat e Kosovës për këtë vite. Ai kërkuar që të ketë dialog deri në normalizim mes dy vendeve.

“Java e ardhshme është përvjetori i pavarësisë së Kosovës. Mbretëria e Bashkuar i mirëpret të arritura që i ka bërë Kosova si shtet i pavarur dhe sovran”, ”, tha ai.

Sipas tij, së pari Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e tyre dhe të shmangin veprimet e njëanshme.

“Së dyti, Kosova duhet të ushtrojë pushtetin e vet sovran në përputhje me vizionin e demokracisë shumë etnike që është ngulitur mu në zemër të Kushtetutës së Kosovës. Sa i përket veprimet e fundit. BQK-ja ka kërkuar që të zbatojë përgjegjësitë e veta për rregullimin e valutave të huaja, por që implementimi i këtyre masave nga Qeveria e Kosovës ka treguar vëmendje të paktë për sa i përket ndikimit në komunitetit serb. Autoritetet e Kosovës duhet të ndërtojnë një plan të qartë për të siguruar  që të gjithë serbët e Kosovës të vazhdojnë të marrin të ardhura dhe që shërbimet themelore të vazhdojnë të funksionojnë derisa të gjendet një zgjidhje e gjithanshme”, tha ai.

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në KS në OKB, James Kariuki, i ka nbërë thirrj që Serbia t’i vë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë.

Greenfield: ShBA dënon sulmet paramilitare ndaj Kosovës

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, ka kërkuar se nga Serbia që sulmi si ai i 24 shtatorit të mos ndodh më. Ajo tha se SHBA janë të përkushtuar për paqen në Ballkanin Perëndimor. Sipas saj dialogu është i mbështetur nga BE-ja dhe jo nga Këshilli i Sigurimit. Greenfield, në këtë mbledhje ka kërkuar edhe njëherë që të ketë koordinim të institucioneve të Kosovës dhe të ketë shtyrje të implementimit të rregullores së BQK-së dhe tranzicioni të bëhet.

“Shtete e Bashkuara mbesin të përshkuara për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe mbështetjen tonë për Forcën e Kosovës nga NATO-ja në përputhje me mandatin e OKB-së. Inkurajojmë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja që SHBA-ja e mbështet fuqimisht dhe vazhdimisht. Që të jemi të qartë, është dialogu i lehtësuar nga BE-ja e jo i Këshillit të Sigurimit që duhet të jenë kanale për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe zgjidhjet që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Kështu SHBA-ja ka shprehur brengën sa i përket planit të Kosovës për zbatimin e Rregullores së ndryshuar të BQK-së për sa i përket transaksioneve në para të gatshme. Vendimi është marrë pa përgatitje adekuate apo konsultim me popullatën lokale. Edhe një herë bëjmë thirrje për zbatim të këtij plani, por që të shtyhet deri sa të ketë procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane”, ka thënë ajo.

Zvicra: Të marrin përgjegjësi sulmuesit në Banjskë

Përfaqësuesi i Zvicrës në OKB ka ftuar Serbinë t’i vërë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë, e Kosovës i ka kërkuar që t’i shmangë veprimet e njëanshme. “Ftojmë që Serbia t’i ftojë në përgjegjësi ata që kryen sulm në Banjskë…Kosova e Serbia të përmbahen nga veprimet që rrezikojnë situatën”, ka thënë ai.

Fjalimi i plotë i kryeministrit Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së|VIDEO

https://www.facebook.com/

Lini një Përgjigje

Previous post Murtez Neziraj: <strong>Si e pashё luftёn</strong>
Next post Antony Blinken do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme