Albin Kurti: Normalizimi i raporteve me Serbinë është i vështirë, por i mundur

Read Time:1 Minute, 58 Second

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shteti i tij është për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe se kjo është e mundur, por homologia e tij serbe, Ana Bërnabiq, tha se prioritet për Beogradin është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Unë dua të normalizoj raportet dhe do ta bëja menjëherë këtë nëse, për shembull, fqinji im do të ishte Republika Çeke. Por, normalizimi i raporteve me Serbinë është më i vështirë. Mund të ndodhë sepse ne duhet të zbatojmë Marrëveshjen Bazë për të cilën presidenti serb dhe unë u pajtuam në Bruksel. Por, normalizimi në psikologji nënkupton mungesë të konfuzionit midis realitetit dhe fantazisë. Në këtë drejtim, nuk mund të kontribuojë”, tha Kurti gjatë panelit të liderëve në Forumin Strategjik të Bledit.

Kurti iu referua Marrëveshjes drejt normalizimit që Kosova dhe Serbia arritën në shkurt në Bruksel. Një muaj më pas, palët u pajtuan në Ohër për Aneksin e zbatimit të saj.

Marrëveshja, prej 11 nenesh, nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Dokumenti kërkon nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Bërnabiq, që ishte e pranishme në panelin e njëjtë, sërish përsëriti qëndrimin se Kosova është pjesë e Serbisë dhe insistoi se hapi i parë drejt normalizimit është themelimi i Asociacionit.

“Normalizimi nis me Marrëveshjen e Brukselit, të nënshkruar në prill të vitit 2013, si marrëveshje e parë për normalizim midis Beogradit dhe Prishtinës, të cilën e kanë nënshkruar edhe zyrtarët e BE-së. E vetmja gjë që Prishtina duhej të bënte në bazë të Marrëveshjes së parë të Brukselit, ishte themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pothuajse 11 vjet më vonë, ky Asociacion nuk është themeluar. Dhe zoti Kurti thotë se Marrëveshja e Brukselit nuk ekziston për të. Dua t’ua rikujtoj, ajo ka qenë marrëveshja e parë e normalizimit të raporteve dhe duhet të zbatohet. BE-ja është garantuesja për zbatimin e plotë të asaj marrëveshjeje. Ajo që po presim është Asociacioni”, tha ajo. /REL

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Ardita Sinani: Serbia nuk ka zbatuar marrëveshjet, siç janë integrimi, kthimi i popullatës, çmilitarizimi…
Next post Shtëpisë së gazetarit të RTK-së nga Presheva, ia kishte vënë zjarrin, Prokuroria ngrit aktakuz për vrasje