Albin Kurti nuk e mohon bisedën me amerikanët për raketa me rreze 10 km
Lajmin e dhënë në disa media pro-pushtetit në Serbi, se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar takim të fshehtë me ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Prishtinë të enjten e 22 shtatorit, ku u ka kërkuar atyre edhe armë me rreze të gjatë veprimi, nuk e ka mohuar vetë ai.
Sipas Kurtit, për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë flet ministri i Mbrojtjes e ai i Brendshëm.
“Ne jemi qeveri demokratike, progresiste, e shpresës. Ndërkohë që përballemi me fqinjët verior, që udhëhiqet nga një president i frikës dhe i kërcënimit, që përveç se udhëheq me një shtet në mënyrë jo demokratike dhe nuk e njeh Kosovën dhe krimet të cilat i ka kryer regjimi i Millosheviqit në Kosovë”, ka thënë Kurti.
Për Kurtin, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përveç se nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe krimet e bëra nga regjimi kriminal i Slobodan Millosheviq’it, mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse.
E një gjë e tillë, sipas të parit të ekzekutivit shpërfaqet së fundmi me marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet ministrit të punëve të jashtme të Serbisë dhe asaj të Rusisë, e cila duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore.
Ndryshe raportimin e mediumi pro-Vuçiq, nuk e ka mohuar as Aleksandër Vuçiq.
“E di se cila është e vërteta, jam në dijeni”, ka thënë Vuçiq, duke iu referuar lajmit të mediumit serb Novosti
Më shumë storie
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës
Ceremonia e inaugurimit të presidentes së re është zhvilluar para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku ushtruesja e deritanishme e...
Edi Rama uron Shiroka-Pulën: Mbarësi e suksese për ju dhe Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi...
Bajram Begaj uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente e Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi në...
Bedri Hamza: Me presidenten e re, të vazhdojmë betejën për drejtësi në Hagë
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës dhe miratimi...
Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, voton ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Kuvendi i Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, sot ka votuar ndryshimet e Projektligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin...

Average Rating