Albin Kurti për “France 24“ shprehet optimist për marrëveshje me Serbinë
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se është “shumë optimist” se një marrëveshje që çon në normalizimin e plotë midis Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë “këtë vit”.
Gjatë një interviste për “France 24” me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i pari i ekzekutivit duke folur për takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, më 27 shkurt, shprehu keqardhjen që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “nuk janë normale” dhe pretendoi se Beogradi është izoluar duke “mos u shkëputur nga Kremlini”.
Duke folur për “France 24” gjatë Konferencës vjetore të Sigurisë në Munih, kryeministri Kurti tha se Vuçiq “në një masë të madhe po luan në duart e Putinit”.
Ai tha se lideri serb “ndonjëherë bën një gjest që tregon se ndoshta nuk është plotësisht në linjë me Putinin sepse dëshiron të marrë fondet e BE-së dhe tolerancën e SHBA-së”, pasi sipas tij ekonomia serbe, edhe pse kryesisht e varur nga nafta dhe gazi rus, është gjithashtu “e lidhur me Perëndimin”.
Duke iu kthyer luftës në Ukrainë, Kurti tha se Perëndimi duhet të sigurojë ndihmë shtesë për forcat ukrainase. Ai shtoi se kishte frikë se sulmet e mercenarëve të Grupit Wagner kundër Kosovës ishin “të mundshme”.
Kurti ka thënë se Kosova mbetet “vigjilente”, por “nuk ka frikë”.
Më shumë storie
Pritjet më 16 shtator
Për rastin e pengimit të drejtësisë avokatët shpjegojnë se cilët mund të jenë hapat e mëtejmë në rast të një...
Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medaljen e parë në `Taranto 2026`
Kosova ka siguruar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, falë boksieres Donjeta Sadiku. Sadiku ka fituar me sukses...
Prof Dr Eshref Ymeri: Partia socialiste, kjo lavire neokomuniste
U bënë dy muaj e gjysmë që po vazhdojnë në Tiranë protestat e fuqishme për shporrjen nga pushteti të kryetradhtarit...
Fundi-Shpërbërja e Federatës Ruse
Rusia vazhdon traditën e saj të luftës ekspansioniste ndaj fqinjëve të saj.Janë të pakta shtetet që ngjasojnë me Rusinë.Ajo historikisht...
GEZUAR 25O- të VJETORIN SHBA!
ALEATI GJEOSTRATEGJIK DHE EPOPEJA E LIRISË Refleksion Historik në 250-Vjetorin e Kushtrimit Demokratik të Amerikës! Në horizontin e historisë botërore,...
Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor i ShShASh-së “Papa Klementi XI Albani”
Emine. S. HOTI Nënkryetare e Shoqatës sëShkrimtarëve dheArtistëveShqiptarë“PapaKlementi XI Albani”, Suedi Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor iShoqatës së...

Average Rating