Albin Kurti: Presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar sërish takimin e 18 marsit në Ohër, duke e akuzuar presidentin e Serbisë, për mosgatishmëri që ta nënshkruaj marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian. Kurti shkruan në Twitter se presidenti Vuçiq ka refuzuar siç e quan ai, ofertën e tij bujare për vetmenaxhimin e serbëve.
“Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. Jo apo z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”, ka shkruar Kurti.
Me këtë shkrim kryeministri Kurti ka ironizuar me presidentin serbe Vuçiq, duke e quajtur Dr. Jo apo Nyet. Kujtojmë se Nyet apo Dr, Jo i referohet diplomatit rus Andrei Gromyko, i cili kishte përdorë disa herë të drejtën e vetos sovjetike në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Gromyko ishte një politikan dhe diplomat sovjetik komunist gjatë Luftës së Ftohtë.
Më shumë storie
Presidentja e Kosovës, znj. Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të...
Policia gjen pistoletë, granata dore dhe mijëra fishekë në dy lokacione në veri të Kosovës
Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në dy lokacione të ndryshme në...
Presidentja e Kosovës kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, me të cilët...
SHASH “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”-URIM ME RASTIN E ZGJEDHJES PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË“PAPA KLEMENTI XI ALBANI” – SUEDI Suedi / Förslöv, 8 tetor 2026 Për: E nderuara...
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës
Ceremonia e inaugurimit të presidentes së re është zhvilluar para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku ushtruesja e deritanishme e...

Average Rating