Home » Lajme, Vendore » Albin Kurti priti në takim përfaqësuesit e APN-së nga Presheva dhe Bujanoci

Albin Kurti priti në takim përfaqësuesit e APN-së nga Presheva dhe Bujanoci

Dje, Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me bashkëpartiakët e tij, qëndruan në Prishtinë për ta uruar z. Kurti për fitoren në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 6 tetor.

Shqiprim Arifi e uroi Kryetarin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e drejtë dhe të rregullt të gjithë procesit. Pjesëmarrja kaq e madhe e qytetarëve të Republikës së Kosovës në këto zgjedhje tregon se interesimi për politikën dhe besimi për ndryshime janë në rritje dhe se kjo është një gjë e mirë si për Kosovën ashtu edhe për gjithë shqiptarët.

Kryetari Kurti i falënderoi për vizitën dhe urimet. Ai tha se Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të angazhohen më shumë për shqiptarët, e bashkarisht të bëjnë më shumë për ta, sidomos në Luginë, me qëllim që të rritet punësimi e të bie emigrimi, të shtohet cilësia në arsim e të realizohen të drejtat kombëtare e njerëzore.

“Fitorja e Lëvizjes i ka dhënë një kuptim përpjekjeve historike të shqiptarëve për një politikë barazimtare me dinjitet dhe kjo tashmë po ndihet gjithandej” ka thënë Kurti.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch