Home » Lajme, Opinione » Albin Kurti , Sava Janjiqi nuk e do Kosoven ne UNESCO , po ti ?

Albin Kurti , Sava Janjiqi nuk e do Kosoven ne UNESCO , po ti ?

Fahri Xharra 2014-2“Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë vendimin për pranimin e Kosovës në UNESCO. Në një video-mesazh në gjuhën angleze, Janjiq ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe beson se vendimi për pranimin e Kosovës në UNESCO duhet të shtyhet derisa të definohen mekanizmat institucional për mbrojtjen e vendeve të shenjta serbe në Kosovë nëpërmjet dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel, me garancë ndërkombëtare, transmeton KosovaPress.

Zoti Kurti , si nuk të doli asnjë fjalë nga goja; e do Kosovën në UNESCO apo jo ? Polikanët ndërrohen sipas nevojave “ të tregut politik” por Kosova në UNESCO mbetet përgjithmonë.

Sa kishte qenë mirë sikur edhe ju të postonit diçka për këtë shansë që po na ofrojnë të civilizuarit, që të futemi aty ku e kemi vendin dhe jo të heshtim .

Heshtja është abstenim , heshtja nuk është miratim e as pohim ; heshtja mbanë përgjegjësi kombëtare . Edhe Turqia po heshtë për Kosovën në UNESCO. Vetëm Serbia është kundër ; të gjithë e përkrahin Sava Janjiqin . Unë jo l

Unë i shkrova : “Vendet e shenjta në Kosovë janë të Shqiptarëve “ I nderuari Sava Janjiq , ju lutem te ma zgjeroni këtë album me fotot e Manastirit të Deçanit , Graqanices dhe kishave dhe manastireve tjera ortodokse ne Kosove të cilat i mbani fshehur. Keni mjaft nga ato ku shihen shqiptaret me plisa , ne meshat e tyre ,ju e dini fort mirë !

Mos llomotisni nëpër botë kundër Kosovës në UNESCO. Kosova i ka bijtë e saj të shkrimit dhe historisë dhe nuk do të lejojnë që ju të mashtroni botën E dini çka thoshte Dobrica Qosiqi për shqiptarët? “Mbeturina sociala,politike dhe morale e Ballkanit fisnor dhe barbar ( pra, shqiptarët fxh) bëhet mik me Amerikën dhe Bashkimin Euro pian në luftë kundër popullit më demokratik, më të civilizuar, më të arsimuar të Ballkanit – pra popullit serb („Taj socijalni, politički i moralni talog tribalnog,varvarskog Balkana, uzima za saveznika Ameriku i Evropsku uniju u borbi protivnajdemokratskijeg, najcivilizovanijeg, najprosvećenijeg balkanskog naroda – srpskog naroda“ ) Mendoni se qëndron kjo ? Dhe nuk ju vjen aspak turp , Zoti Sava Janjiq ! “

Të futemi në UNESCO dhe do të zbardhim historinë tonë e pastaj shofim e bëjmë

Polikanët ndërrohen sipas nevojave “ të tregut politik .

Zoti Kurti ,lexoje arsyetimin e ri të Sava Janjiqit :“Jemi shumë të brengosur me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në UNESCO – jo se jemi kundër promovimit të kulturës dhe edukimit në Kosovë, por se është shumë e vështirë për ne që t’i besojmë institucioneve të Kosovës”, ka porositur Janjiç.po e përseris :”…. se është shumë e vështirë për ne që t’i besojmë institucioneve të Kosovës” .

Serbët e paskan humbur besimin në institucionet e Kosovës . qudi ! ( Thuaj se kanë pasur ndonjë herë besim ? )

Këto fjalë ai iu ka thënë mediave të tërë botës në gjuhën angleze . Kjo është luftë mediatike , duhet luftuar . Po ju zoti Albin pse heshtni ?

Lufta e juaj në Kuvendin e Kosovës le të vazhdojë , ajo luftë filikaqash ( pipash ) është e juaja , nuk po shprehem se a e ke mirë apo keq ; por unë jam i brengosur pse nuk flet për Kosovën në UNESCO . Mëndja e robëruar është pasojë e shpirtit dhe e trupit të robëruar. Robëria i njef një mijë mënyra me të cilat e skllavëron mendjen e të robëruarit;dhe mendja si e tillë përkundër lirimit të saj fizik mbetet prapë në kthetrat e lartmadhërisë së saj-ish robërisë. Vetëm të verbrit nuk mund t`i shohin pasojat e lirimit nga robëria dhe marrja në duar të veta të fatit të tyre nga njerëzit e robëruar dhe formimin e një shoqërie të dalë rishtas nga robëria

Sot , ndër shqiptarë Perëndimi dhe jeta Perëndimore është çështja e arratisjes përfundimtare nga Lindja dhe çështje e ngjitjes në varganin e botës së përparuar në atë botë që quhet Perëndim. Zoti Kurti ,mos më thoni që nuk është specialitet i juaji, ato që i përmenda më lartë, edhe ju jeni në grupin e atyre që e dinë e nuk e flasin, edhe atyre që e dinë por e shtrembërojnë! Apo juve jeni specializuar vetëm për kohën kur na ishte ndalur ora?

Fahri Xharra

03.11.15 Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress