Albin Kurti: Serbia ka kapituluar, nuk jam kryeministër kundër juve, por Beogradi është kundër meje
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.
Ai për këtë vendim fajëson Beogradin, për çka thotë se nisën kërcënimet që serbët të bënin rezistencë ndaj vendimit të Qeverisë për fletë qortimet.
“Përfaqësues të Listës Serbe para një jave kanë thënë që do të organizojnë rezistencë të ashpër kundër gjobave. Mirëpo, nuk e pritën 21 nëntorin: Beogradi nisi kërcënimet dhe përgatitjet për destabilizimin e Kosovës. Prandaj, diçka tjetër është në pyetje”, u shpreh ai.
Ai më tej ka thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq ka zhgënjyer amerikanët dhe BE-në, duke shtuar se me këtë veprim vërehet qartë afërsia e tij me Rusinë.
“I ftoj të gjithë qytetarët serbë në Kosovë, që ta ruajnë qetësinë, paqen dhe sigurinë. Unë nuk jam kryeministër kundër juve, por Beogradi është kundër meje. Unë jam kryeministër që do t’ju shërbej duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës. Prioritet imi janë luftimi i korrupsionit, pra drejtësia, dhe zhvillimi ekonomik, pra punësimi; barazi e mirëqenie për të gjithë, pa dallim etnie, feje apo prejardhje. Mos i bojkotoni ose braktisni institucionet e Kosovës”, shkroi ai ndër të tjera.
Më shumë storie
Shoqata “Trojet e Arbrit” shtyn mbajtjen e demostratës se planifikuar më 28 nëntor 2025
Shoqata "Trojet e Arbrit" shtyn mbajtjen e demostratës se planifikuar më 28 nëntor 2025, në Prizren për Muranën e Gjergj...
OSBE dhe BE – Vlerësime pozitive për zgjedhjet në balotazh në Kosovë
OSBE dhe BE kanë vlerësuar organizimin e suksesshëm të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, duke përgëzuar KQZ-në...
Homazhe pranë varrit të Prof. Prenk Gjetajt
Hysen Ibrahimi Komuna Klinë, Budisalc, 31.09.2025Prof. Prenk (Jak) Gjetaj – Intelektual i përmasave kombëtare dhe veprimtar i shquar në fushën...
Kosovë: Qeveria në detyrë miraton Projektbuxhetin 4 miliardësh, rriten pensionet
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është miratuar Projektbuxheti për...
Siria njeh pavarësinë e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës....
JA PSE POLITIKA KOSOVARE KA DËSHTUAR NGA KRIZA ARROGANTE E ALBIN KURTIT
Nga Skënder Sadri KAPITI Nuk do dështojë kurrë vlerat dhe lufta e UÇK-së pavarësisht se Serbia dhe serbofilët shqipfolës janë...

Average Rating