Home » Lajme, PVD, Vendore » Albin Kurti takohet me Shaip Kamberin dhe Ardita Sinanin

Albin Kurti takohet me Shaip Kamberin dhe Ardita Sinanin

Kryetari i LVV- së, z. Albin Kurti dhe anëtari i kryesis z. Liburn Aliu, kanë pritur sot në zyrën e partsisë, deputetin Shaip Kamberi dhe kandidatën e PVD-së për kryetare të Komunës së Preshevës, znj.Ardita Sinani.

Postim i plotë i znj. Sinani:

“Sot, bashkë me kryetarin, takuam në Prishtinë, kryetarin dhe kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje! për kryeministër, z.Albin Kurti; të shoqëruar nga anëtari i Kryesisë së LVV dhe kandidati për deputet, z.Liburn Aliu. Përgjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në Luginën e Preshevës e në Kosovë, ku shprehëm mirënjohjen tonë për angazhimin e Lëvizjes Vetëvendosje! drejt sensibilizimit shtetëror, rajonal dhe ndërkombëtar; lidhur me procesin diskriminues të fshirjes së shqiptarëve nga regjistrat civilë në Luginën e Preshevës, e sidomos në Medvegjë. Duke i uruar suksese Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, shprehëm nevojën e fuqizimit të bashkërendimit midis institucioneve të reja të Republikës së Kosovës dhe atyre në Luginën e Preshevës, përfshirë edhe qeverisjen e re komunale në Preshevë, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale.”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress