
Albin Kurti takon liderët e Luginës për t’i unifikuar për zgjedhjet parlamentare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot takon liderët e partive shqiptare nga Lugina e Preshevës, në një përpjekje për bashkimin e tyre në një listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Sipas burimeve të Dukagjinit, Kurti do të presë në qeveri në ora e mbrëmjes liderët lokalë të Luginës së Preshevës.
Qëllimi i këtij takimi është arritja e një marrëveshje për hyrjen e të gjitha partive në një listë të përbashkët në zgjedhje.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka njoftuar ditë më parë për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 17 dhjetor të këtij viti.
Kujtojmë se kryeministri Kurti në çdo proces zgjedhor ka kontribuar në unifikimin e faktorit politik shqiptar në Luginë të Preshevës
Më shumë storie
Vjosa Osmani paralajmëron takim me opozitën për draftin e Asociacionit
Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar një takim me partitë opozitare, ku do të diskutohet në lidhje me draft-statusin e Asociacionit...
Ramush Haradinaj: Draft-statuti, shqetësues, duhet të shkojë në Kushtetuese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se draft-statuti për Asociacionin, të cilin e ka pranuar nga...
Kryeministri Kurti ka pritur sot kryetarët e partive të listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka pritur në kabinetin e tij kryetarët e partive politike shqiptare që garojnë...
Kurti nga Gjilani: Jemi të interesuar që t’i mbështesim shqiptarët e Luginës së Preshevës në çdo aspekt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ekzekutivi që ai e udhëheqë vazhdimisht po e rrit buxhetin për shqiptarët...
Prokuroria e Kosovës: Arrestohet Naim Murseli, dyshohet për vrasjen e bashkëshortes
Prokurorja e Prokurorisë Speciale nga krimet e rënda, Besa Limani, ka konfirmuar për RTK-në se njëri prej të arrestuarve është...
Vrasja e Liridonës, Pacolli: Aktorët e krimit të marrin dënimin maksimal
Për vrasjen e Liridonë Murselit, e cila ka ndodhur të mërkurën, ka reaguar Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së. Ai përmes...