Albin Kurti uron Ardita Sinanin: Tani mbështetja për Preshevën do të rritet edhe më shumë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot fituesen e zgjedhjeve në komunën e Preshevës, Ardita Sinanin
Kryeministri Kurti e ka uruar zonjën Sinani për fitoren bindëse në zgjedhjet e 2 qershorit duke e përgëzuar për suksesin e arritur.
Kryeministri ka deklaruar se tani Ardita Sinanin e pret një angazhim serioz për formimin e një koalicioni të fortë për një qeverisje të qëndrueshme.
Albin Kurti ka premtuar se tani kur në udhëheqjen e komunës së Preshevës do të jetë Ardita Sinani mbështetja për Preshevën vetëm sa do të rritet e shtohet me bashkëpunimin e afërt që do ta kemi.
Postimi i Kryeministrit Kurti
Mirëprita në kryeministri Kryetaren e ardhshme të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
E urova për fitoren bindëse dhe e përgëzova për suksesin e arritur. Krahas punës që po vazhdon në njësinë zgjedhore në Leran të Preshevës, meqë aty do të ketë rivotim të enjten e javës që po vjen, Arditën tani e pret një punë tjetër e rëndësishme për ndërtimin e një koalicioni të fortë për një qeverisje të qëndrueshme e në shërbim të qytetarëve. Për këtë të fundit më njoftoi se tashmë ka filluar angazhimin e saj të plotë e të sinqertë.
Vëmendja dhe mbështetja për Preshevën që nuk ka munguar gjatë qeverisjes sonë, vetëm sa do të rritet e shtohet me bashkëpunimin e afërt që do ta kemi.
Më shumë storie
PDK publikon listën, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja
Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do...
AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në listë janë...
Publikohet lista e LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në krye të...
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 7 qershor
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin do të mbahen...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Pas kalimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, vendi shkon në zgjedhje të reja të...

Average Rating