Home » Lajme, Opinione » Albin KURTIN Kryeministër dhe Vjosa Osmanin Presidente i pata parashikuar e “propozuar” që me 16 Dhjetor 2019

Albin KURTIN Kryeministër dhe Vjosa Osmanin Presidente i pata parashikuar e “propozuar” që me 16 Dhjetor 2019

Nga Skënder Sadri KAPITI

Sot me datë 14 Janar 2021, një muaj para zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Kosovë, në konferencën e përbashkët për shtyp mes Albin KURTIT dhe Vjosa  Osmanit u arrit dakordësimi që me fitoren e zgjedhjeve të 14 Shkurtit Kryeministër të jetë z. KURTI dhe Presidente znj. OSMANI.
Unë që e ndjek me shumë vëmendje dhe me përkushtim politikën në Kosovë  ndjehem mirë sepse kjo gjë përputhet pikërisht me atë se cfarë unë kisha parashikuar  qysh me 16 Dhjetor  2019, dhe që e kam botuar në disa media të shkruara, ku njëra prej tyre që e ka botuar është edhe Gazeta më e madhe shqiptare “BOTA SOT“, shkrim te cilin po e paraqes më poshtë dhe që mban titullin :

“Vjosa Osmani-kandidaturë konsensuale dhe e merituar për postin e Presidentit në Kosovë”

“BOTUAR TE BOTA SOT”NGA: NGA SKËNDER SADRI KAPITI MË: 16 DHJETOR 2019 NË ORA: 08:44

“Zgjedhja e kandidaturës së Presidentit nga Parlamenti me votim nga deputetët e tij, dhe kryesisht prej forcave politike fituese të zgjedhjeve parlamentare LWW-LDK nuk duhet bërë e as parë në prizmin e interesit e as të pazarit të ngushtë politiko-partiak.

Kjo pasi, Presidenti i Republikës është kryetar shteti dhe simbol i unitetit kombëtar, dhe zgjedhja e kandidaturës së tij qoftë nga deputet i parlamentit apo nga shoqëria civile, apo nga ajo akademike, para së gjithash është përgjegjesi e madhe ligjore, morale, demokratike e kombëtare.

Por, nëse LDK këmbëngul për postin e Presidentit që të jetë nga radhët e saj, nuk e di pse po “lodhet”dhe pse harxhohet kohë dhe po zhagitet formim i qeverisë nga  LDK për postin e Presidentit të Kosovës. Pse, p.sh LDK-ja nuk e propozon si Presidente të Kosovës Vjosa Osmanin kur LDK-ja asaj ia besoi kandidaturën për Kryeministe të Kosovës në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019?

Dhe fakti e rezultati i këtyre zgjedhjeve vertetoi se me Vjosën pavarësisht se LDK nuk arriti të dalë forcë e parë politike,me Vjosën rilindi LDK-ja rugoviane, dhe me cilëndo kandidaturë tjetër për Kryeministër nga LDK-ja, gjithë opinioni publik e di se: kurrë LDK-ja nuk do ta kishte arritur këtë rezultat. Pra, u them atyre të LDK-së, nihilistëve dhe egoistëve të cilët Vjosën e quajnë humbëse, se me siguri ata, p.sh. dy nënkryetarët dhe ca të tjerë si ata se nuk e kanë dashur fitoren e LDK-së me Vjosën kryeministre.

Kjo po duket sheshit sot, por të cilën e kam parashikuar dhe shkruar qysh me 8 Tetor 2019 dy dite pas zgjedhjeve, dy ditë pas ditës së zgjedhjeve parlamentare të 6 Tetorit 2019.

Kjo duket edhe në përpjekjen që ata bëjnë për ta mbajtur larg Vjosën në bisedimet për kualcionin qeverisës LVV-LDK.

Jam i sigurtë që me kandidaturën e Vjosës për Presidente të Kosovës, nese do të propozohej nga LDK-ja, do të ishte dakord edhe LVV-ja dhe Albin Kurti.

Po kështu edhe publikisht Vjosa do të ishte edhe e pranueshme si Presidente e Kosovës.

Pra, nëse Vjosa do ta pranonte postin e Presidentit, gjykoj se Vjosa është kandidaturë edhe konsensuale, si një personalitet i kompletuar dhe me karakter e integritet të lartë patriotik e profesional, e pastër dhe e pakonsumuar nga pushteti.

Ajo edhe si deputete në Parlamentin e Kosovës e ka treguar veten se interesi publik dhe ai kombëtar për të është parësor dhe mbi atë personal dhe mbi partitë, dhe prandaj edhe si Presidente ajo me siguri është më e duhura për këtë detyrë si kryetar shteti dhe si simbol i unitetit kombëtar.

Albini kryeministër dhe Vjosa Presidente do ta plotësonin, do ta përmirësonin e lartësonin shume dhe më së miri imazhin e Kosovës, të shtetit ,të demokracisë, të drejtësisë si dhe do ta kishin edhe mbështetjen dhe besimin edhe të institucioneve ndërkombëtare, të SHBA-së dhe të BE-së”.

Pra nuk është e nevojshme që unë t’i bëjë komentin shkrimit tim te dt. 16 Dhjetor 2019, por këtë le ta bëjnë lexuesit  

Nga Skënder  Sadri KAPITI / ZALLQ, ISTOG


I dashur Skënder,

          Urime nga zemra për këtë Përkujtesë mjaft kuptimplote, me të cilën i jeni drejtuar popullit shqiptar të Republikës së Kosovës, të asaj Kosove të shtrenjtë, të cilën Babai im i ndjerë Hasan Ymeri (1890-1970), veteran i Luftës së Vlorës, i dekoruar për veprimtari patriotike në vitin 1965, e quante “Koka e Shqipërisë”, Dhe me të vërtetë, në historinë tonë kombëtare, Kosova ka shëbyer si “tanksi i kreut” në mbrojtjen e identitetit dhe të dinjitetit tonë kombëtar. Prandaj jo më kot ajo, nga bërlloku i tradhtisë së rëndë të kryetradhtarit Hashim Thaçi dhe të bandës së tij, nxori në skenë dy politikanë emblematikë – Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, tek të cilë janë varur të gjitha shpresat se ata do të jenë ndëshkuesit më të rreptë të tradhtisë së kastës politike tradhtare dhe kryehajdute të periudhës 20-vjeçare dhe paditësit e palëkundur të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për pagimin e dëmshpërblimit përkatës për të gjitha shkatërrimet dhe tragjeditë që i shkaktoi Kosovës gjatë luftës. Autoriteti i tyre do të shtohet edhe më shumë kur Albini dhe Vjosa ta kthejnë Veriun e Mitrovicës përfundimisht nën administrimin e shtetit të Kosovës dhe të zhdukin prej andej shtetin paralel që ka ngritur Beogradi kriminal. Le të shpresojmë se “filizat” e Albinit dhe të Vjosës do të mbijnë dhe do të rriten edhe në krejt trojet tona etnike, duke filluar nga atdheu amë, të cilin Rama e ka shndërruar në shtet privat dhe bën me të si i do qejfi, nga trojet tona etnike në Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut dhe në Çamëri.

          Me respekt dhe mirënjohje të thellë.

Eshref Ymeri

Los Anxhelos, Kaliforni

14 janar 2021

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress