Albulena Haxhiu: Nuk ka seancë nëse nuk ka dy kandidatë për president
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se nuk mund të mbahet seancë e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, derisa nuk janë propozuar dy kandidatë. Ajo ka thënë se deri në këto momente është propozuar vetëm një kandidat për president, dhe ai është Glauk Konjufca.
Ajo ka thënë se Konjufca është propozuar me nënshkrimet e 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të grupit multietknik. Ajo bëri me dije se kanë mbetur më pak se 30 orë deri në afatin kushtetues. Ajo ka theksuar se tani është vetëm një kandidaturë me 30 nënshkrime.
Haxhiu ka ftuar të gjitha partitë politike që të marrin përgjegjësitë që u takojnë. Ajo ka thënë se afati i fundit për t’u thirrur seanca është 5 marsi. “Mund të ketë kërkesa për seancë të jashtëzakonshme, por seancë për zgjedhje të presidentit s’mund të ketë pa i pasur së paku dy kandidatë. Zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Afati kushtetues është 5 marsi i vitit 2026. Ftojë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që deri tash nuk kanë dhënë nënshkrimet të reflektojnë dhe ta shqyrtojnë mundësinë për propozimin e së paku një kandidati tjetër”, tha Haxhiu në konferencë për media.
Më shumë storie
Promovohet studimi “Histori e shtypit arbëresh”
Në mjediset e departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë u promovua monografia shkencore “Historia e...
Pse nuk interesohet Shqipëria dhe Dardania për Dardaninë Lindore
Nga Skënder Sadri KAPITI Sot kemi dy shtete shqiptare, Republikën e Shqipërisë dhe atë të Dardanisë. Pse këto dy shtete...
Në rrugën pa kthim
— Një tregim letrar mbi shpërnguljen çame — frymëzuar nga libri i shkrimtarit Hamit Gurguri i titulluar: “Çami, tek guri...
IshPresidentja e Kosovës mos po merr shëmbullin e foltoreve të Sali Berishës?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Pas largimit si Presidente e Kosovës, ishPresidentja e pakënaqur se nuk mund të rizgjidhet më Presidente,...
Sot, më 07.04.2026, doli nga shtypi libri me titull “Nxënësi është e ardhmja”
Sot, më 07.04.2026, doli nga shtypi libri me titull “Nxënësi është e ardhmja” i autores Lendita Uka Ibishi. Librin e...
Dëshmia si letërsi dhe kujtesa si rezistencë në veprën “Kronikë ngjarjesh (’80–’99)” të Çerkin Ibishit
Nga XHAVIT ÇITAKU Letërsia që lind nga përvojat historike të dhimbshme shpesh qëndron në kufirin mes dokumentit dhe artit. Një...

Average Rating