Aleanca Kuqezi shpreh shqetësimin për rrezikun e asimilimit të emigrantëve shqiptarë nëpër vendet ku jetojnë dhe punojnë. Në një letër dërguar Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Aleanca kërkon buxhet të ri për shkollat shqipe, në vendet ku jetojnë emigrantë shqiptarë.
Aleanca kujton se rreth 1 milion shqiptarë jetojnë në Greqi, 2 milionë në Turqi e qindra mijëra të tjerë në vende të tjera të Evropës.
“Shteti duhet të mbrojë shqiptarët kudo që janë. Greqia sot është në krizë, por gjen mundësi për të financuar shkollat greke”, thuhet në letër.
Aleanca kërkon të investohet për gjuhen shqipe, duke kujtuar se fëmijët e emigrantëve po humbin dalëngadalë gjuhën e të parëve të tyre.