Aleatët e Lulzim Bashës janë  e vërteta, e drejta dhe SHBA e SPAK-u

Read Time:6 Minute, 33 Second

Nga Skënder Sadri  KAPITI

Faktin se me       Bashën ishin dhe janë  demokracia,e vërteta, e drejta, SPAK-u dhe SHBA po vertetohen tashmë gjithnjë e më shumë. Unë demokrati i hershëm i viteve ‘90 për këtë fakt real  e pata paralajmëruar publikun shumë kohë më herët, atëhere kur e gjithë politika e vjetër e “Trekendëshit të Bermudës”, kur të gjitha mediat dhe oligarkia  e korrupsioni ishin kundër    dhe komplotonin kundër Bashës.    

Për këtë kam shkruar shumë shkrime dhe opinione të mia, dhe kishte  shumë që më kritikonin. Tashmë të gjitha alibitë  e kryefoltoristit, e ishdeputëve , e korrupsionit   dhe e shumicës së deputetëve aktualë të Partisë Demokratike kanë rënë. Ka rënë alibija, ajo për të cilën edhe  demokratët e manipuluar dhe të nxituar nga Berisha me kompani , ka rënë ajo alibia se Basha është humbësi i zgjedhjeve të Partisë Demokratike; ka rënë shpifja tjetër se Basha është ortak me Edi Ramën , kur koha verteton katërcipërisht të kundërtat , verteton atë se Kryefoltoristi me kompani paskan qenë ortakë me pushtetin në korrupsion e në hajni, se paska qenë elita e vjetër politike PD+PS+LSI  bashkëortakë në korrupsion dhe në aleancë me oligarkinë dhe mediat kundër Lulzim Bashës, kundër Vetting-ut , kundër SHBA-ve, kundër integrimit dhe kundër shtetit ligjor. Ja më poshtë edhe dy shkrime të mia shumë kohë më parë ku paralajmëroja realitetin dhe të vertetat  për komplotet kundër Bashës, dhe për atë se cfarë do ndodh gjatë vitit 2023.

“Trekëndëshi i Bermudës dhe komploti anti-Basha”, shkruar me 16 Maj 2022

MAY 16, 2022

“Për herë të parë në Shqipëri termin politik “Trekëndëshi i Bermudës”e përdori ish Kryetari i Partisë Demokratike , reformatori demokrat dhe proamerikani z. Lulzim Basha, ku me të identifikohen treshja politike e së keqes , Berisha-Rama-Meta.

Së pari te tre keta, diku haptazi e diku fshehurazi dhe me hipokrizira vepronin në një aleancë korruptive , të papërgjegjshme dhe me lidhje të shumfishta, ata bënë të gjitha përpjekjet dhe konsumuan të gjitha mundësitë dhe burimet politike, korruptive, mediatike e qeverisëse me qëllim që të pamundësonin fitoren e Partisë Demokratike; bënë gjithcka cfarë mundën që Lulzim Basha të mos fitonte zgjedhjet e që ai të mos bëhej kryeministër i Shqipërisë.

Peshën kryesore të këtij komploti e organizoi dhe e mbajti Sali Berisha, ishkryeministri dhe ishkryetari i Partisë Demokratike i cili u shpall “non grata” nga SHBA.

Nëse Berisha po të mos ishte përfshirë në listën e deputetëve të Partisë Demokratike, PD  me 25 Prill 2021 do kishte fituar zgjedhjet pavarësisht manipulimeve të Ramës, dhe Basha sot do të kishte qenë Kryeministër.

Mirëpo dikush thotë se pse nuk e bëri këtë në kohë Basha.

Basha nuk e bëri këtë sepse e kishte shumë të vështirë një ndërmarrje të një vendimi të tillë, sepse kjo nuk do të kuptohej ose do të keqkuptohej dhe nuk do të kishin qenë dakord me këtë deputetët aktualë dhe as strukturat e PD-së derisa kur SHBA e shpallën Berishën “non grata”, atëhere Basha e përjashtoi Berishën me të drejtë nga grupi parlamentar.

Po të mos kishte filluar reaksioni foltorist antiBasha, me siguri që do të kishte pasur zgjedhje të parakohshme parlamentare në Shqipëri pas blerjes së votës që i bëri qeveria e Ramës me 25 Prill 2021.

Lulzim Basha pati meritën e madhe pasi ai filloi pastrimin , hapjen dhe ringritjen e Partisë Demokratike; filloi Veting-un brënda PD-së, filloi dhe kërkonte me vendosmëri dekriminalizimin e politikës, luftën kundër korrupsionit dhe daljen e Shqipërisë nga tranzicioni.

Në këtë ndërmarrje jetike të Bashës, Basha kishte mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve.

Mirëpo ky fakt nuk i pelqente elitës së vjeter politike të Partisë Demokratike të kryesuar nga Berisha me ishpresidentin Nishani, ishkryetaren e Parlamentit Topalli dhe as deputetëve, ishministrave dhe përfituesve të tjerë të PD-së kur kishte qeverisur Berisha.

Dhe jo vetëm këtyre por Basha Kryeministër nuk u pëlqente as Kryeministrit Edi Rama dhe as Presidentit Ilir Meta, pra nuk i pëlqente Trekëndëshit të Bermudës, B-R-M dhe as grupit të non gratave, të cilët organizuan një komplot kundër Bashës edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit 2022, me qëllim që të humbiste Basha dhe PD , e që më pastaj ta largonin Bashën si kryetar të PD-së, pasi ata dhe elita politike e vjetër shqiptare e konsideronin politikanin Basha si potent, si superior dhe si kërcënim, edhe për faktin se Basha kishte edhe mbështetjen e fortë të SHBA-ve. Sa më shumë kalojnë ditët, e vërteta vetëm sa po del dhe do dalë gjithnjë e më shumë

Durres, shkruar me  16 Maj 2022

“Viti 2023-viti i Vetting-ut, PD-së dhe i reformatorit Basha”

SHKRUAR ME 30 DHJETOR 2022

“Viti 2023 do jetë viti i ndryshimit, i Vetting-ut dhe i reformatorit  Lulzim Basha si viti për të vërtetën, për të duhurën, për demokracinë që janë vizioni i tij  drejt të ardhmes dhe për t’u  ndarë me të shkuarën dhe nga fantazmat e saj.    Për këtë tani tani po  sqarohen   e binden   edhe skeptikët, edhe të painformuarit, edhe të mashtruarit nga politika e vjeter  e tranzicionit.

Duke parë rrjedhën e ngjarjeve dhe zhvillimeve të realiteteve politike, publike, juridike, ekonomike dhe shtetërore në Shqipëri gjatë vitt 2022  ku gjërat u përkeqësuam dhe nuk kanë se ku të precipitojnë më poshtë ,atëhere edhe vetëvetishëm por edhe domosdoshmërisht do të vijnë ndryshimi e përmirësimi edhe pashmangshmërisht këto, si nevojë jetike që e kërkojnë shoqëria, drejtësia, demokracia,  shteti ligjor dhe integrimi; ndryshimi e përmirësimi   që do vijnë nga ndryshimi e vizioni  politik  dhe nga  forcimi e konsolidimi i Partisë Demokratike dhe të opozitës; ndryshimi e përmirësimi të cilat tashmë janë aspirata të shoqërisë shqiptare, ku më i përkushtuari dhe më i besueshmi për të qënë krye të PD-së për të sjellë  ndryshimin  është Lulzim Basha.

Këtë e vertetoi koha, sidomos ajo që kur Basha u vetelargua nga kreu i PD-së, kohë  e cili i demaskoi dhe i nxori në dukje  te gjitha hipokrizitë dhe që ua shkaktërroi e prishi të gjitha kurthet e ngritura kundër Bashës  nga politika e vjetër , nga korrupsioni, mashtrimet dhe gënjeshtrat e saj; fakt ky  që lirshëm po ndëgjegjson jo vetëm demokratët por edhe publikun se Basha po ndeshej me “Trekëndëshin e Bermudës” së politikës së vjetër e cila ka tridhjetë vite që e ka kapur shtetin , shoqërinë dhe drejtësinë; politika e vjetër e cila  mban peng zhvillimin e shtetit dhe integrimin e shqiptarëve; politikë e cila ua ka sketerrosur jetën shqiptarëve të cilët marrin përditë rrugën e eksodit dhe ku prej saj Shqipëria po shpopullohet.

Viti 2022 ishte viti i cili demaskoi politikën e vjetër të korrupsionit, të papërgjegjshmërive kombëtare; politikën e hajdutërisë e të hajnisë së pasurive e të parasë publike; viti 2022 ishte viti që demaskoi politikën e vjetër që kishte kapur shtetin dhe gjithcka si dhe demaskoi edhe më shumë akoma   pëpjekjet e saj për ta mbajtur peng akoma edhe më tej drejtësinë dhe shtetin shqiptar; viti që demaskoi dhe e falimentoi politikën e vjetër anti-VETTING dhe anti-SHBA; vit i cili ua grisi maskat mashtruese rilindasve të Ramës, foltoristëve të Berishës  dhe lsi-istëve të Metës.

Shqiptarët të tradhtuar nga politika e vjetër shpresën dhe besimin e kanë te Vetting-u, te SHBA-të, te  Basha dhe  elita e re   politike e PD-së që janë partnerë të SHBA-ve.

Dhe pandaj viti 2023 duhet dhe do të të jetë viti i Vetting-ut politik, i forcimit të PD-së dhe viti  i reformatorit  Lulzim  Basha”.

Gëzuar 2023

Skënder Sadri KAPITI.Durres, shkruar  me 30 Dhjetor 2022

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Bashkimi Evropian me propozim modern për Asociacionin, fton në Bruksel Kurtin e Vuçiqin
Next post VENDIMET JURIDIKE “BERISHA” NUK DUHET TË PREKIN KËSISOJ “LËVIZJEN E LIRË” DHE TË PRODHOJNË KAQ SHUMË POLITIKË TË DITËS…!