Aleksandër Vuçiq: Do të kemi “ferrin në tokë” nëse policia e Kosovës hyn me forcë në veri
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur rreth situatës së tensionuar në veri të Kosovës ku theksoi se nuk po i kushton vëmendje shpalljes së zgjedhjeve të reja. Sipas mediave serbe, Vuçiç teksa foli për zgjedhjet në 4 komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës ritheksoi se Lista Serbe do ti bojkotojë ato.
“Siç janë gjërat sot, jam absolutisht i sigurt se Lista Serbe do t’i bojkotojë ato zgjedhje. Sigurisht, ata do të jenë të ekspozuar ndaj presionit” – paralajmëroi presidenti. Ai theksoi se Policia e Kosovës nuk ka çfarë të kërkojë në veri të vendit dhe nëse ata do të tentojnë të hyjnë forcërisht atëhetë do të ndodhte “ferri në tokë”.
“Në atë rast Serbia do të qëndrojë pranë popullit të saj, kurse serbët do të mbrojnë vatrat e tyre”, tha Vuçiç. Ditën e nesërme kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç pritet që të zhvillojnë një takim në Bruksel në lidhje me vijimin ew dialogut dhe një marrëveshje të mundshme për riregjistrimin e targave.
Më shumë storie
“Ekzili traumatik i Mbretit të Shqiptarëve”
Mbreti i Shqiptarëve Zog I-rënë fokusin esurvejimit, shtypit, propogandës, hamendësimit, mitevee të vërtetave Pak fjalë për fuqinëimponuese ekonomiko-politike të Italisë...
Kushtuar Radio-s Kosova e Lirë
Ju flet Kosova e Lirë Jehoi zëri i spikerit Tek Malet e Berishës Ku e ka folenë skifteri A zë...
Njerëz si Sylejman Imer TURKAJ gjithmonë e kanë ngritur kombin tonë
Nga Ramiz TAFILAJ, Është me pikëllim të madh të marr një lajm të tillë. Familja humbi prindin, vëllanë dhe njeriun...
Ferizaj: Me moton `Liri për çlirimtarin`, u kërkua lirimi i Ramadanit
Me moton liri për çlirimtarin, sot në Ferizaj është mbajtur protestë në kërkim të lirimit sa më parë të ish-ushtuarit...
Shakaja serioze e Presidentes Vjosa Osmani
Eshref Ymeri Para pak ditësh në internet ishte botuar informacioni në vijim: “Në një intervistë për Zërin e Amerikës,...
Zgjedhjet në Luginë, PVD e Ardita Sinanit parti e parë në Preshevë
Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ka përfunduar pa ndonje incident serioz ....
Average Rating