
Aleksandër Vuçiq: Jam nën presion të madh, po kërkohet njohja e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një konferencë për mediat sërbe, teksa ka folur për situatën aktuale në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, tha se po përballet me presion të madh për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
Presidenti serb, pas përfundimit të takimit me anëtarët e Partisë Progresive Serbe, duke u nisur nga ajo çfarë i ka raportuar shefi i delegacionit të Serbisë në Bruksel, Petar Petkoviq, tha se ekziston një plan “defacto” për ta detyruar Serbinë ta njohë Kosovën.
“Biseduam për peshën e situatës politike me të cilën po përballet vendi, për presionet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe është e qartë, në bazë të raportit të Petkoviq-it, ekziston një plan de facto me të cilin ndërkombëtarët po mundohen t’i tregojnë Serbisë dhe serbëve se Kosova i kanë përmbushur obligimet e tyre”, tha Vuçiq, për mediat serbe.