Aleksandër Vuçiq: Kurti ka kërkuar raketa me rreze mbi 10 km, kjo do të ishte katastrofë për ne
Duke folur rreth Kosovës nga Njujorku ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti serb Aleksandër Vuçiq deklaroi se Serbia gjendet në situatë tepër të vështirë dhe se Serbinë e pret një periudhë mjaft e rëndë.
Ai gjithashtu ka folur edhe rreth armatosjes së Kosovës ku ka theksuar se “kemi informacione që Kurti ka kërkuar nga fuqitë e mëdha armatim me rreze veprimi mbi 10 kilometra, ndërsa pengesat elektronike ata i bëjnë që moti”
Vuçiq ka treguar se në kohën kur Kosova i kishte futur në kontrollë kalimet kufitare në veri të vendit kishte penguar çdo veprim elektronik që vinte nga Serbia.
Vuçiq ka deklaruar edhe se perëndimi do të provojë që Rusinë ta përjashtojë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
“Ne do të votojmë kundër kësaj iniciative sepse nëse Rusia përjashtohet nga KS i OKB-së kjo do të ishte një katastrofë e vërtetë për Serbinë në raport me Kosovën” ka përfunduar Vuçiqi.
Më shumë storie
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonia dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026....
Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës
Eshref Ymeri Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.Edhe në këtë...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...

Average Rating