Ali Ahmeti: Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me ndërkombëtarët
Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, me Brukselin dhe Uashingtonin për t’i tejkaluar tensionet në veriun e Kosovës. Kështu ka deklaruar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti. Ai për RTK-në tha se Kosova e ka të vështirë dialogimin me Serbinë, por nuk ka alternativë tjetër.
“Ne mendojë që edhe sot do të ishim në luftë pa ndihmën e NATO-s, pa intervenim të NATO-s pa përcaktim të fortë të Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe të aleatëve të saj që intervenuan dhe i dolën në ndihmë popullit të Kosovës, ndryshe Kosova nuk do të ishte këtu ku është sot”, deklaroi Ahmeti.
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, thotë se gjatë luftës Serbia ka qenë shumë herë më e fortë se ushtarët e lirisë, por lufta edhe pse e larë me gjak është fituar me ndihmën e aleatëve.
“Duke i pasur parasysh këto gjëra, Kosova duhet të jetë në komunikim dhe bashkëpunim me Brukselin, me Uashingtonin , me NATO-n…E kuptoj që Kosova nuk e ka të lehtë, sepse ende ka të pa zgjedhur çështjen e të pa gjeturve, por nuk ka zgjidhje tjetër pos dialogut për të ecur përpara”, deklaroi Ahmeti i BDI-së.
Më shumë storie
Kongresmeni amerikan i shqetësuar nga glorifikimi i kriminelit Mlladiq
Kongresmeni amerikan Bill Keating ka dënuar ashpër glorifikimin e ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, dhe qëndrimin e autoriteteve serbe...
Z. Bekim Sejdiu kandidati për President i Kosovës plotëson kriteret që i kam botuar te Gazeta gjithkombëtare “Bota Sot”
Nga Skënder Sadri KAPITI Para disa ditësh Gazeta më e madhe gjithshqiptare “Bota Sot” më ka botuar një shkrim timin me titull “Si...
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e seancës konstituive të shtunën, më 8 gusht, në orën 11:00
Seanca do të mbahet në Sallën e seancave, duke filluar nga ora 11:00. Në rend të ditës janë zgjedhja e...
Rama për DW: “Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”
Shqiptarët po protestojnë çdo ditë kundër një projekti të planifikuar për turizëm luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e...
Interviste – Refik HASANI: Shqipëria Amë, ka obligim moral, Kombëtarë e mbi të gjitha detyrim kushtetues…
Intervistë në #TV Refik HASANI Veprimtar e Publicist Shqipëria Amë, ka obligim moral, Kombëtarë e mbi të gjitha detyrim kushtetues...
Glauk Konjufca: Konsensusi automatik është një president nga familja Jashari
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se konsensus automatik në shoqëri është një president nga radhët e familjes së nderuar...

Average Rating