Alicia Kearns i reagon Vuçiqit: Mohimi është një armë që synon të lëndojë njerëzit
Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka mohuar krimet e kryera në Ballkan nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
Kearns ka thënë se një qëndrim i tillë përbën vazhdimësi të krimeve të asaj periudhe të errët. Në një reagim në platformën “X”, Kearns e cilësoi mohimin e Vuçiqit si një sulm të qëllimshëm dhe të rrezikshëm.
“Mohimi është një sulm i qëllimshëm dhe i llogaritur ndaj të mbijetuarve. Është armë që kërkon të lëndojë njerëzit dhe institucionet që kanë dalë nga hiri i luftës. Mohimi është vazhdimësi e vetë krimeve – ajo që fillon me dhunë dhe vrasje vazhdon përmes falsifikimit të historisë”, ka shkruar Kearns.
Reagimi i saj erdhi pas një interviste të Vuçiqit për BBC-në, i cili u pyet për të kaluarën e tij si anëtar i Partisë Radikale Serbe dhe mbështetës i konceptit të “Serbisë së Madhe”, një ideologji e cila solli humbje të mëdha jetësh dhe krime lufte.
Vuçiq është shprehur se nuk pajtohet me interpretimet për përgjegjësitë e krimeve në Ballkan.
“Nuk më vjen turp të them që kam ndryshuar, por nuk pajtohem me ju për atë se kush ishte fajtor dhe kush përgjegjës për ngjarjet e asaj kohe. Ne kemi pikëpamje të ndryshme, përfshirë edhe rolin e fuqive perëndimore që ndikuan në atë situatë”, ka theksuar Vuçiq.

Më shumë storie
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
SHqiptarët e Teksasit zhvilluan një protestë para Kapitolit të shtetit në Austin, kundër verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë...
Nju Jork, Glauk Konjufca: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Gala Mbrëmjen e dytë...
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...
Luka Mishetiq: Do apelojmë vendimin, Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiç, ka bërë të ditur se mbrojtja e Hashim Thaçit do ta apelojë aktgjykimin e djeshëm...

Average Rating