Home » Lajme, LR, Vendore » Ambadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd ka uruar z.Sami Salihu për koalicionin e fundit qeverisës

Ambadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd ka uruar z.Sami Salihu për koalicionin e fundit qeverisës

Ambadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd ka uruar kryetarin e kuvendit komunal në Preshevë z.Sami Salihu për zgjedhjen në krye të Kuvendit Komunal dhe për koalicionin e arritur mes partive shqiptare.

“Zgjedhja juaj në postin e Kryetarit të Kuvendit Komunal të Preshevës më ofron rastin e gëzuar tju përcjell urimet e mia të sinqerta për kryerjen me sukses së detyrës së re shumë të rëndësishme. Dëshiroj të shpreh bindjen se marrëveshja e arritur mes koalicionit të PDSH, PVD dhe LR, marrëveshja që zgjidh nyjen e krizës politike dhe të qeverisjes në komunën tuaj do të shërbej si një model bashkëpunimi në mes forcave politike shqiptare si dhe do të jetë një shembull i frymës dhe vullnetit pozitiv për të çuar përpara përpjekjet për zhvillim e harmoni” ka shkruar ambasadori shqiptar z.Boçka në urimin e tij për kryetarin Sami Salihu.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress