Ambasada amerikane e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shprehur shqetësim të thellë për veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të cilët nuk kanë certifikuar kandidatët e Listës Serbe.

“Veprime të tilla dëmtojnë parimet themelore demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, meqenëse ia çelin derën ndikimit subjektiv politik mbi procesin zgjedhor”, thekson Ambasada e SHBA-së.
Në përgjigjjen e ambasadës për RTKlive, theksohet se procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe i lirë nga ndërhyrjet politike. Ajo shpreh shqetësimin për dukjen e kritereve të motivuara politikisht në procesin e certifikimit të kandidatëve nga KQZ, duke theksuar se këto veprime dëmtojnë parimet themelore demokratike të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke hapur mundësinë për ndikim politik subjektiv në procesin zgjedhor.
Ambasada e SHBA-së ka theksuar se KQZ ka një rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e zhvillimit të zgjedhjeve dhe sigurinë e zbatimit të ligjit në mënyrë të drejtë dhe të paanshme. Ajo apelon që përgjegjësitë e KQZ-së të mbeten të ngulitura në procedurat ligjore dhe jo në konsiderata politike.
Kjo ambasadë gjithashtu i ka bërë thirrje çdo partie që ka probleme me proceset e KQZ-së që të përdorë mekanizmat institucionalë të vendosur, siç është Paneli i Ankesave dhe Kërkesave Zgjedhore (PAKZ).
Më shumë storie
Kosova me sy nga Haga
Në ditën kur më 16 shtator Kosova do t'i ketë sytë nga Haga, duke pritur verdiktin përfundimtar në rastin ndaj...
Pritjet më 16 shtator
Për rastin e pengimit të drejtësisë avokatët shpjegojnë se cilët mund të jenë hapat e mëtejmë në rast të një...
Duket sikur më shpejt do “zgjidhet” kriza në Lindjen e Mesme se sa do të zgjidhet kriza e Presidentit të Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI. Ka kohë që Kosova vazhdimisht është në krizë politike për zgjedhjen e Presidentit.Janë bërë shumë propozime e...
Prekazi rikthehet në drejtësi: 35 të pandehur për krimet e marsit 1998
28 vjet pas ngjarjeve të përgjakshme në Prekaz, Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur një hap të ri në zbardhjen...
Kuvendi i Kosovës: Avni Dehari thërret vazhdimin e seancës konstitutive më 9 shtator
Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës do të mbahet më...
VV dhe LDK dakordohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidati konsensual për president të Kosovës
Emri i tij u bë publik nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Lëvizja Vetëvendosje ka arritur...

Average Rating